Arkiv-Lajme të përditësuara
Berisha flet për herë të fundit nga poltroni i Kryeministrit
Sali Berisha po zhvillon sot mbledhjen e fundit të qeverisë së tij në drejtimin e së cilës ishte për 8 vite me radhë. Ai ka folur nga poltroni i kryeministrit për herë të fundit duke i dhënë të paktën de fakto fund karrierës së tij politike. Kryetari i parë i partisë së parë pluraliste në vend, më pas presidenti i parë i zgjedhur pas vendosjes së pluralizmit politik, i rikthyer në pushtet pas 8 viteve të vështira opozite ku doli pas ngjarjeve të vitit 1997, ai drejtoi kësaj here si kryeministër qeverinë në dy mandate.
Bulevardi i ri i Tiranës, qeveria miraton vendimin për shpronësimet. 38.642 m² troje, 204 objekte
TIRANE- Qeveria ka miratuar vendimin per shpronesimin e trojeve dhe siperfaqes zene nga ndertesat ne zonen ku do te ndertohet bulevardi i ri i Tiranes dhe rehabilitimi i lumit te kryeqytetit.
Qeveria vleresoi se zbatimi i këtij projekti paraqitet i një rëndësie vitale për zhvillimin e mëtejshëm të infrastrukturës së kryeqytetit dhe ndikimin e drejtpërdrejtë në rritjen e mirëqenies dhe të zhvillimit të vrullshëm ekonomik të Bashkisë Tiranë.
Policia e Shtetit krenohet me bllokimin e 37 mjeteve
I keni parë se si sillen drejtuesit e automjeteve në kryeqytet? Jo shumë larg një gazetar i huaj në një reportazh për Shqipërinë, gjëja që i kishte bërë përshtypje ishte kalimi në semafor të kuq dhe mos reagimi i policisë. Por mos u merakosni, Policia e Shtetit (dhe ajo Rrugore) ka vepruar.
Basha mohon zërat për afrim me Topin: Sajesa të sforcuara të argatëve mediatikë
Kryetari i ri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i mohoi sot zërat që flisnin për një afrim të tij me kryetarin e Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi për një konsolidim të së djathtës, duke i cilësuar këto zëra si spekulime mediatike.
Basha tha se “këto janë sajesa të sforcuara të argatëve mediatikë”, ndërsa shtoi se PD nuk angazhohet në marrëveshje të fshehta dhe se është e gatshme për të bërë një opozitë të fortë parlamentare.
Kreu i ri i PD, gjithsesi, nuk e përjashtoi mundësinë për të bashkëpunuar me parti të tjera të djathta.
Përkeqësohet mjedisi ekonomik
Forumi Ekonomik Botëror vëren se ekonomia shqiptare po bëhet gjithmonë e më pak konkurruese në arenën botërore dhe më pak e aftë për të ofruar mirëqënie dhe zhvillim për qytetarët e saj.
Masakra në plazhin e Vlorës, Interpoli publikon foton e të kërkuarit Delin Hajdaraj
Interpol ka publikuar ne faqen e vet zyrtare foton e 22 vjecarit Delin Hajdarj akuzuar si autor i masakres se Vlores, ku mbeten te vrare tre persona te pafajshem.
Ne faqen e Interpol, bashke me foton e te kerkuarit jene edhe te dhena rreth tij, gjatesia 1.8 meter, mosha 22 vjecare dhe vendi i lindjes qe eshte Vlora.
Interpol, duke kerkuar bashkepunimin e qytetareve fton gjithe ata qe e shohin apo e kane pare ta kontaktojne.
Irani letër Ramës: Të forcojmë marrëdhëniet
Zv/Presidenti i parë i Iranit, Eshaq Jahangiri shprehu ditën e sotme vullnetin e vendit të tij për t’i dhënë një shtysë më bashkëpunuese marrëdhënieve me Shqipërinë.
Në letrën e urimit që Teherani i dërgoi Ramës për fitimin e zgjedhjeve të 23 qershorit, Jahangiri u ndal tek forcimi i bashkëpunimit midis dy vendeve, duke shtuar se Teherani është gati që të rritë bashkëpunimin me Tiranën në fusha të ndryshme.
Sot japin dorëheqjen zv.ministrat e qeverisë “Berisha”
Kryeministri në detyrë, Sali Berisha, do të propozojë në mbledhjen e fundit të qeverisë (sot) lirimin nga detyra të të gjithë zv.ministrave. Këtë javë, Berisha pritet të ketë takimin e fundit me anëtarët e kabinetit qeveritar, pasi javën tjetër merr votëbesimin qeveria e re e drejtuar nga kreu i socialistëve, Edi Rama.
Berisha, sot mbledhja e fundit si Kryeministër pas 8 vitesh
Pritet të përfundojë ceremonialisht epoka e njeriut që dominoi për 2 dekada
http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">
Rekordi i privatizimeve
Senati aprovon sulmet në Siri
Presidenti Barack Obama tha gjatë së mërkurës se bota vendosi një “vijë të kuqe” kundër përdorimit të armëve kimike, të cilën ai kërkon ta aplikojë tashmë kundër Sirisë, ndërkohë që Komiteti i Senatit ka aprovuar një rezolutë, e cila autorizon një sulm ushtarak të Shteteve të Bashkuara, të cilin ka planifikuar presidenti.
