Sot japin dorëheqjen zv.ministrat e qeverisë “Berisha”

Postuar në 05 Shtator, 2013 03:11

Kryeministri në detyrë, Sali Berisha, do të propozojë në mbledhjen e fundit të qeverisë (sot) lirimin nga detyra të të gjithë zv.ministrave. Këtë javë, Berisha pritet të ketë takimin e fundit me anëtarët e kabinetit qeveritar, pasi javën tjetër merr votëbesimin qeveria e re e drejtuar nga kreu i socialistëve, Edi Rama.

Kryeministri në detyrë ka kërkuar që krerët e dikastereve të jenë liruar nga detyra që kanë mbajtur përpara se kabineti të lërë zyrtarisht detyrën. Aktualisht janë 30 zv.ministra në 15 ministri, të cilët pritet që nesër të kenë ditën e fundit të punës. Praktika e shkarkimit të zv.ministrave nga qeveria në ikje është e re për administratën tonë. Tetë vjet më parë, vendimet e para të kabinetit të drejtuar nga Kryeministri Sali Berisha ishin pikërisht për shkarkimin e zv.ministrave të qeverisë Nano.

Pak ditë më parë, kreu i qeverisë në detyrë i kërkoi stafit të tij politik që të japin dorëheqjen dhe aktualisht në detyrë janë vetëm sekretari i Përgjithshëm, Gjergj Lezhja, shefi i kabinetit Oerd Bylykbashi, zëdhënësja Erla Mëhilli dhe shefja e protokollit, Nadia Qesja. Në mbledhjen e parafundit të qeverisë, Berisha u kërkoi ministrave që të bëjnë gati dosjet për pasardhësit në çdo dikaster.

  DITA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.