Berisha, sot mbledhja e fundit si Kryeministër pas 8 vitesh

Pritet të përfundojë ceremonialisht epoka e njeriut që dominoi për 2 dekada
http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">
Rekordi i privatizimeve
Ministria e Mbrojtjes mban dhe numrin më të madh të pronave shtetërore që i kaluan sektorit privat, përmes ankandeve të dyshimta që kjo ministri organizoi.
Arben Imami
Vetëm për muajin korrik, ministria e drejtuar nga Arben Imami ka nxjerrë në shitje katër objekte, dy prej të cilave në bregdetin shqiptar, Ksamil dhe Vlorë.
ARMO-ja
Vetëm gjatë gushtit qeveria në ikje ka transferuar te privatët afër saj asete dhe prona publike me vlerë qindra milionë euro, që nisin me rishitjen e aksioneve të ARMO-s.
“Albpetroli”
Në këta muaj janë tjetërsuar 9 vendburime të fundit të kompanisë “Albpetrol” në naftë dhe në gaz duke e kthyer atë si kompani rentiere.
Herion Mesi
Sali Berisha do të mbajë sot mbledhjen e fundit të qeverisë që e drejtoi që prej shtatorit 2005. Ndërsa po afrohet 9 shtatori, kur do të konstituohet Parlamenti i ri i dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit, njeriu që dominoi politikën shqiptare për më shumë se 2 dekada, do të marrë parashtesën “ish”, duke hyrë me gradualitet në vegjetimin dialektik të mbylljes së karrierës së tij politike. Fjalimi në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave do të jetë i fundit, ndërkohë që siç mësohet një dosje e madhe është bërë gati të miratohet në mbledhjen e qeverisë, por asnjë prej projekteve nuk bëhet publike nga Kryeministria. Edhe pse realisht Berisha do të qëndrojë në detyrë deri në ditën e emërimit të Edi Ramës në postin e Kryeministrit, ai do të quhet nga opsioni publik: ish-presidenti, ish-kryeministri, ish-kryetari i PD-së apo me një përmbledhje si ish-njeriu që dominoi politikën në Shqipëri prej vitit 1990 kur mori postin e kreut të Partisë Demokratike.
Mbledhja e fundit
Pavarësisht nga largimi i tij nga postet drejtuese jo vetëm në qeveri, por edhe në Partinë Demokratike, Sali Berisha, do jetë sërish në politikën aktive, tashmë si deputet në Kuvendin e ri që pritet të konstituohet të hënën e ardhshme. Nisur nga premtimi i tij se do të bëjë opozitë të fortë, Berisha duket se do ta përdorë mbledhjen e sotme sërish në funksion të forcimit të opozitës së re. Në këtë kuadër, kabineti ministror, ashtu siç ka bërë gjatë këtyre dy muajve tranzitore të pushtetit, pritet të miratojë sot një sërë vendimesh që kanë të bëjnë me kompetencat e pushtetit vendor, e më konkretisht me fondet e Bashkisë së Tiranës, e cila drejtohet nga kryetari i ri PD-së, Lulzim Basha. Burime pranë Kryeministrisë bënë me dije dje për gazetën “Shqip” se sot qeveria pritet të miratojë dhe vendimin për shpronësimin e të gjithë pronarëve, pronat e të cilëve do të preken nga zbatimi i projektit të Bashkisë së Tiranës për zgjerimin në të dyja anët e tij të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Gjithashtu, eksponentë të Partisë Socialiste në rrjetet sociale lajmëruan se këtë mbledhje Kryeministri në ikje pritet të marrë sërish vendime që kanë të bëjnë me naftën në Shqipëri, por pa dhënë detaje të mëtejshme.
Qeverisja tranzitore
Gjatë këtyre dy muajve, qeveria në ikje dhe kreu i saj, Sali Berisha, janë përfshirë në një sërë skandalesh që kanë të bëjnë pikërisht me vendimet e marra prej saj në orët e fundit të pushtetit. Qeveria “Berisha”, që vijon të firmosë me rendiment të lartë një sërë vendimesh, vetëm në ditët e fundit në detyrë ajo është përfshirë në një aksion masiv të shitjes dhe transferimit të pronës publike te privatët, që përfshiu gati të gjitha ministritë dhe ministrat në ikje. Para pak ditësh “Albpetroli” kompania që është po në varësi të Ministrisë së Ekonomisë shiti përmes një ankandi edhe zonat naftëmbajtëse që nuk e ka në gjendje, por pret ta marrë në të ardhmen. Qeveria në ikje “Berisha” përveç privatizimit të pronave në të gjithë vendin, në këto ditë të fundit të saj vijoi privatizimin e pronave edhe në mes të Tiranës. Pasi ua “rrëmbeu” pronarëve të ligjshëm godinën e SHQUP-it, duke e shndërruar atë në seli të PD-së, së fundmi qeveria vendosi që t’u japë privatëve dhe konviktin e Shkollës së Mesme të Gjuhëve të Huaja në Tiranë, një godinë 5-katëshe, e rrethuar nga qindra metra katrorë oborr, e cila do t’i jepet me qira një universiteti privat.
Abuzimi
Deputetë socialistë kanë theksuar se aktualisht në Ministrinë e Transporteve po bëhet një tender për Portin e Vlorës dhe po ndërtohet një port jahtesh në Porto Palermo.
Dorëheqja
Mbrëmjen e 26 qershorit Berisha mori të gjitha përgjegjësitë e humbjes, ku ka bërë të ditur edhe largimin nga drejtimi i PD-së, si dhe uroi kundërshtarin e tij në garën elektorale të 23 qershorit, Edi Rama, për fitoren e së majtës.
Ndikimi në PD
Gjatë këtyre ditëve ka rënë në sy roli i Berishës, i cili vijon t’i diktojë kryetarit të ri, Lulzim Basha, jo vetëm emrat e njerëzve që ai duhet të ketë pranë tij, por edhe linjën politike opozitare që Partia Demokratike duhet të ndjekë.
Privatizimet e kontestuara
Nafta
Tentativë për shitje dhe skandalet në “Albpetrol”
Rishitja e aksioneve të ARMO-s
Koncesioni për ngjyrosjen e karburanteve
HEC-et
Kontrata e shitjes së HEC-eve Ulzë-Shkopet, Bistrica 1 dhe 2
HEC-et e dhëna për familjarë të zyrtarëve të PD-s
Ushtria
Vendimet për privatizimin e tokave në zona turistike
Kalimi i godinës së SHQUP-it si seli e re e PD-së
Selia e PD-së
Pak ditë më parë, qeveria vendosi që godinën e vjetër të Partisë Demokratike t’ia kalojë nën administrim Bashkisë së Tiranës
Gazi
Dy ditë më parë, ministri i Ekonomisë urdhëroi:
Dorëzimin e menjëhershëm të të gjitha vendburimeve të gazit në Frakull, Divjakë, Ballaj, Kryevidh.
Parku i Divjakës
Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, qeveria në ikje miraton privatizimin e të gjitha objekteve turistike brenda Parkut Kombëtar të Divjakës, pronë e bashkisë.
Të tjera
Lotaria Kombëtare
Koncesioni i Portit të Durrësit
Privatizimi i kabinave të Divjakës
Privatizimi i konviktit të Gjuhëve të Huaja
Dhënia e miratimi i qeverisë për rishitjen e ARMO-s;
Dhënia e 9 vendburimeve të naftës e gazit duke i dhënë fund kompanisë “Albpetrol” si kompani prodhuese;
Dhënia me koncesion e rafinerisë së naftës në Cërrik;
Dhënia e mbi 20 lejeve për hidrocentrale mbi bazën e praktikave të mëparshme, klienteliste e tërësisht të pavlera;
Përfundimi i procedurave të ngrira për dhënien me qira, deri edhe objekte funksionale arsimore;
Privatizimi i objekteve turistike në vijën bregdetare dhe në pronësi të Pushtetit Vendor.
SHQIP
Add new comment