Policia e Shtetit krenohet me bllokimin e 37 mjeteve

Postuar në 05 Shtator, 2013 09:35

I keni parë se si sillen drejtuesit e automjeteve në kryeqytet? Jo shumë larg një gazetar i huaj në një reportazh për Shqipërinë, gjëja që i kishte bërë përshtypje ishte kalimi në semafor të kuq dhe mos reagimi i policisë. Por mos u merakosni, Policia e Shtetit (dhe ajo Rrugore) ka vepruar.

Policia, njofton sot se ka bllokuar 37 mjete gjatë verifikimeve përkatëse të 475 automjeteve të ndryshme, pasi kanë rezultuar të vjedhura jashtë vendit, apo me mangësi të shumta në dokumentacion. Gjithashtu kanë gjetur bllokuar tre armë zjarri pistoleta të llojeve të ndryshme, për të cilat janë arrestuar në flagrancë dy shtetas.

Një njoftimin i tillë vjen në një kohë kur krimet në Tiranë janë rritur frikshëm ndërsa emisioni “Fiks Fare” nga ana tjetër solli fakte për sjelljen korruptive të Policisë Rrugore.

Më gjerësisht ja cilat janë “arritjet” e Policisë së Shtetit:

Nr      Detyra/shërbime të kryera       Shuma

1       Kapje flagrancë                              11

2       Kapja në  bashkëpunim                     3

3       Kapur persona  në  kërkim                2

4       Ndërhyrje me inisiative                     45

5       Mbështet institucione te ndryshme shtetërore dhe subjekte  36

6       Persona të verifikuar e kontrolluar      780

7       Persona  të shoqëruar             64

8       Numri  gjobave për  shkelje administrative     546

9       Mjete të kontrolluara       475

10      Mjete te bllokuara (automjete dhe motorra)     37

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.