Arkiv-Lajme të përditësuara
Aksident në jug, gjejnë vdekjen nënë e bir
Një aksident me pasojë vdekjen e dy personave është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në aksin Levan-Tepelenë, ku një fuoristradë është përplasur me një zetor.
Lajmin e bëjnë të ditur burime pranë policisë rrugore, sipas të cilave nga aksidenti ka humbur jetën shtetasja Adelina Muçaj, 35 vjeç dhe fëmija i saj 2-vjeçar.
Sipas burimeve, nga përplasja e fortë kanë mbetur të plagosur rëndë bashkëshorti i viktimës, Jetnor Muçaj, vajza e çiftit dhe katër personat që po udhëtonin në zator.
Mashtrimi me karburantet, vidhej 0.5 litra në 10 të shitura
Hetimi i nisur nga Njësia Task-Forcë e Prokurorisë së Tiranës për pikat e karburanteve që abuzojnë me peshën është shtrirë edhe në katër qytete të tjera të vendit. Burime pranë organit të akuzës në kryeqytet bënë të ditur se hetime për subjektet që mashtrojnë qytetarët me sasinë e karburantit do të kryhen edhe nga prokuroritë e Durrësit, Elbasanit, Fierit dhe Kavajës. Angazhimi i njësive Task-Force në rrethe bëhet për shkak se ajo e Tiranës ka në juridiksion vetëm kryeqytetin dhe nuk ka kompetencë hetimi për rrethet e tjera.
Ambasadori Mal Berisha i bën lajka Kryeministrit Berisha
- Ambasadori i bën elozhe kryeministrit...të vendit të vet. Zakonisht diplomatët e përdorin këtë mjeshtri për kortezi në vendet ku atashohen dhe shërbejnë, por ky i yni në Londër, Mal Berisha, i shkruan kryeministrit Berisha thjesht për t’i bërë lajka. Kjo ka ndodhur menjëherë pas mbledhjes së fundit të qeverisë së drejtuar nga kryeministri Berisha, e cila me sa duket është ndjekur me kërshëri dhe nga ambasadori ynë në Britaninë e Madhe, Mal Berisha.
Rama – Thaçi iniciojnë “Lidhjen e re të Prizrenit” në nëntor
Nacionalizmat - Retorika e përdorur nga Berisha, nëntorin e kaluar, me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë, u konsiderua si e papranueshme nga fqinji grek dhe e rrezikshme në Beograd.
Procesi - Shqipëria dhe Kosova janë në rrugën drejt anëtarësimit në BE, e para kërkon statusin e vendit kandidat, dhe e dyta duke përmbushur Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.
Ekonomia - Një nga sektorët më të rëndësishëm, ku pritet të zgjerohet bashkëpunimi mes dy vendeve, është ekonomia, bazuar kryesisht mbi tregtinë.
Basha inauguron i blinduar nisjen e punimeve për bulevardin e ri. Banorët e presin me protesta
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, mbajti fjalën hapëse në nisje të punimeve për bulevardin e ri.
Megjithatë ai mbërriti i blinduar nga forcat e policisë për shkak të protestës së banorëve që do të shpronësohen nga ndërtimi i këtij bulevardi.
Banorët kanë shprehur pakënaqësi për çmimet e kompensimit.
Basha po e përdor këtë investim edhe për të fituar kredite politike tani që është kryetar i ri i PD-së.
Studentët ulen në rrugë
Studentët e Fakultetit të Ekonomisë duhet të ishin ulur në auditorët e fakultetit për t’i dhënë fund provimeve të vjeshtës.
Seanca e parë parlamentare, të hënen ora 18:00
TIRANE- Seanca e parë parlamentare do të mblidhet të hënën, 9 shtator, në orën 18:00.
Në njoftimin e lëshuar nga Kuvendi i Shqipërisë thuhet: “Bazuar në Dekretin e Presidentit të Republikës nr.8288, date 7 gusht 2013 “Për mbledhjen e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, njoftohen deputetët e zgjedhur sipas vendimit nr.759, date 06.08.2013 të KQZ- së, se Kuvendi i Shqipërisë mblidhet ditën e hënë, datë 9 shtator 2013, ora 18.00, në Legjislaturën e tij të VIII-të.”
SHBA-të ultimatum Asadit: Ke 45 ditë kohë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme t’i japin 45 ditë kohë regjimit të Assad-it për të hequr dorë nga përdorimi i armëve kimike. Brenda këtij afati, qeveria e Assad-it duhet të firmosë një deklaratë përmes së cilës do të zotohet se nuk do të përdorë armë kimike.
Qeveria akordon 32 milionë lekë për kurimin e Shpëtim Saraçit
Qeveria ka vendosur dje të akordojë një fond prej 3.287.000 lekësh për mbulimin e pjesshëm të kurimit të kompozitorit të njohur shqiptar, Shpëtim Saraçi. “Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit. Pagesa të bëhet me paraqitjen e faturave origjinale të institucionit të kurimit.”- thuhet në njoftimin e qeverisë. Kompozitori Shpëtim Saraçi është dërguar në Gjermani për një kurim më të specializuar, pasi pësoi goditje ishemike në tru muajin e shkuar.
De Biazi: Shpresojmë të jemi gati!
Bilanci - Shqipëria ka luajtur 6 ndeshje me Slloveninë, ku regjistron 1 fitore, 2 barazime dhe 3 humbje, me golavarazhin e përgjithshëm 2 gola të shënuar e 5 të pësuar
FIFA - Heshtja e institucionit që drejton futbollin botëror ka bërë që De Biazi të mos marrë në konsideratë aktivizimin e Abrashit, Gashit, Mehmetit dhe V. Bashës
Mungesat - Lajmi më i mirë për kuqezinjtë është dëmtimi në kavilje i mesfushorit Josip Iliçiç, i cili pritet ta fillojë ndeshjen nga stoli, ashtu si sulmuesi Tim Matavz