Seanca e parë parlamentare, të hënen ora 18:00

Postuar në 06 Shtator, 2013 12:51

TIRANE- Seanca e parë parlamentare do të mblidhet të hënën, 9 shtator, në orën 18:00. 

Në njoftimin e lëshuar nga Kuvendi i Shqipërisë thuhet: “Bazuar në  Dekretin e  Presidentit të Republikës nr.8288, date 7 gusht 2013 “Për mbledhjen e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”,  njoftohen deputetët e zgjedhur sipas  vendimit  nr.759, date 06.08.2013 të KQZ- së, se Kuvendi i Shqipërisë  mblidhet ditën e hënë, datë  9  shtator  2013, ora 18.00, në Legjislaturën e tij të VIII-të.”

Në seancë do të bëhet betimi i deputetëve e më pas procesi i zgjedhjes së kryetarit të ri të Kuvendit, i cili do të jetë kryetari i LSI-së, Ilir Meta, sipas marrëveshjes me PS.  Pas kësaj, do të vijojnë procedurat e krijimit të qeverisë.

 

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.