Arkiv-Lajme të përditësuara

Kuvend, qeveria “Rama” prezanton sot programin. PD mbledh grupin

Postuar në 11 Shtator, 2013 03:08

Qeveria “Rama” do të prezantojë sot në Kuvend programin qeverisës. Seanca plenare e Kuvendit u caktua të zhvillohet në orën 11:00 ku kryeministri Edi Rama do të prezantojë programin që kabineti i tij qeveritar do ta udhëheqë vendin për 4 vitet e ardhshme.

Programi i qeverisë “Rama” i cili i është shpërndarë dje deputetëve  ka në fokus të tij, integrimin, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, punësimin, arsimin, shëndetësinë, ekonominë, financat publike etj.

Qeveria thirrje qytetarëve: Shmangni lëvizjet drejt Maqedonisë

Postuar në 10 Shtator, 2013 16:49

PRISHTINE- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë ftoi sot qytetarët e Kosovës që momentalisht të shmangin lëvizjet drejt Maqedonisë, me përjashtim të rasteve urgjente.

Berisha: Qeveria i trembet debatit me opozitën

Postuar në 10 Shtator, 2013 16:48

Sali Berisha ashtu siç kishte premtuar, ka nisur të bëjë opozitarin e zellshëm që në ditët e para të rotacionit të pushtetit. Ish-Kryeministri ka kritikuar qeverinë e re, se po i fsheh opozitës programin.

Berisha thotë se, kjo nuk ka ndodhur asnjëherë me përjashtim të vitit 2009 kur PS bojkotonte punimet e Kuvendit.

Familjarët e viktimave të 21 janarit në Kuvend, të ftuar nga PS

Postuar në 10 Shtator, 2013 16:46

Është hapur dje me një seance formale legjislatura e 19-të e Kuvendit të Shqipërisë ose e 8-të sipas numërimit të ri. Ashtusiç edhe ishte paralajmëruar, kryeministri në detyrë, Sali Berisha, si më i vjetri në moshë në atë sallë, nuk ka pranuar të drejtojë këtë seancë të parë dhe në vend të tij këtë detyrë e ka kryer deputeti i dytë më i vjetër në moshë, Namik Dokle.

Brazil 2014, Islandë-Shqipëri : 2-1, shuhen shpresat për kualifikim

Postuar në 10 Shtator, 2013 16:43

Përfundon me rezultatin 2-1 ndeshja mes Islandës dhe Shqipërisë e vlefshme për eliminatoret e Botërorit Brazil 2014, duke shuar shpresat e kuqezinjve për kualifikim.

Pas humbjes së dytë radhazi, pas ndeshjes me Norvegjinë, Shqipëria kalon në vendin e pestë, ndërsa Islanda kalon në vendin e dytë pas Zvicres cila ka fituar ndaj Norvegjisë me rezultatin 2-0 në fushën e kësaj të fundit

Kuqezinjtë arritën të shënonin golin e parë që në minutat e para të ndeshjes me Islandën, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit Brazil 2014.

Programi i qeverisë “Rama”

Postuar në 10 Shtator, 2013 16:40

Zyra e kryeministrit të mandatuar, Edi Rama vuri në dispozicion të deputetëve dhe trupit diplomatik të akredituar në Tiranë 24 orë përpara votimit të qeverisë së re nga parlamenti, programin qeverisës të detajuar të Aleancës për Shqipërinë Europiane 2013-2017.

“Shqipëria e Gjeneratës Tjetër” është motoja e këtij program që do të shoqërojë qeverinë Rama gjatë mandatit qeverisës duke u bazuar në tre kollona, Ligj, Përgjegjësi, Solidaritet.

Programi ‘Rama’, Paloka: Debati jo nesër. Basha: Meta të mbajë fjalën që tha në Kuvend

Postuar në 10 Shtator, 2013 08:27

TIRANË- Grupi i PD-së ka kërkuar më shumë kohë për tu njohur me programin e qeverisë, duke deklaruar se nuk është gati për debat në seancën e nesërme.

Ne mbyllje te grupit te PD-se, kryetari i partise, Lulzim Basha i ka bere thirrje kryetarit te ri te Kuvendit, Ilir Meta te mbaje fjalet qe tha ne Kuvend per transparence dhe zbatim te rregullores. 

3 vendimet e Ramës që japin shpresë

Postuar në 10 Shtator, 2013 08:26

Këtë javë Shqipëria do të miratojë qeverinë e re të drejtuar nga Edi Rama. A do të arrijë Rama sukses në procesin e integrimit në BE, pasi paraardhësi i tij dështoi të anëtarësojë vendim më pak të zhvilluar të Evropës?

Ka tre vendime të Ramës që japin shpresë. Ai ka zgjedhur një gjeneratë të re ministrash. Ka rritur numrin e femrave në qeveri. Dhe, ajo që është më e rëndësishme, u ka shpallur luftë organizatave kriminale dhe korrupsionit, që BE i ka veçuar si barrierë për marrjen e statusit kandidat.

Ambasadorët: Prioritet, integrimi në BE

Postuar në 10 Shtator, 2013 08:25

Kreu i Prezencës së BE-së në Tiranë, Ettore Sequi dhe ambasadori në ikje i SHBA-së, Aleksandër Arvizu, të cilët e kanë ndjekur nga afër zhvillimin e seancës plenare, e kanë cilësuar si ditë historike çeljen e punimeve të sesionit të ri parlamentar. Ambasadorët pas mbylljes së punimeve të Kuvendit, në një prononcim për mediat i kanë bërë apel klasës politike që të fokusohet tek integrimi europian i vendit. “Mendoj se është një ditë e rëndësishme.

Betohen deputetët, Ilir Meta zgjidhet në krye të Parlamentit me 91 vota

Postuar në 10 Shtator, 2013 08:24

(E përditësuar)  140 deputetët e dal nga zgjedhjet e 23 qershorit. Në nisje të seancën plenare, të drejtuar sërish nga Namik Dokle, deputeti Armando Subashi lexoi konkluzionet e Komisionit të verifikimit të mandateve. Sipas tij komisioni nuk konstatoi asnjë pavlefshmëri gjatë verifikimit të mandateve. Ai ka nënvizuar vetëm rastin e Vasil Bicajt, i cili ka deklaruar se refuzon të bëjë betimin duke hequr dorë nga mandati i deputetit.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara