3 vendimet e Ramës që japin shpresë

Këtë javë Shqipëria do të miratojë qeverinë e re të drejtuar nga Edi Rama. A do të arrijë Rama sukses në procesin e integrimit në BE, pasi paraardhësi i tij dështoi të anëtarësojë vendim më pak të zhvilluar të Evropës?
Ka tre vendime të Ramës që japin shpresë. Ai ka zgjedhur një gjeneratë të re ministrash. Ka rritur numrin e femrave në qeveri. Dhe, ajo që është më e rëndësishme, u ka shpallur luftë organizatave kriminale dhe korrupsionit, që BE i ka veçuar si barrierë për marrjen e statusit kandidat.
Qëndrimi i tij është pikë kyçe për demokracinë e Shqipërisë dhe anëtarësimin e saj në BE. Për vite të tëra, organizatat kriminale kanë penguar rritjen politike dhe ekonomike të vendit. Sot, me një partner të etur, BE mund të ofrojë mbështetje aktive për luftën ndaj korrupsionit dhe çrrënjosjen e grupeve kriminale.
Për t’i dhënë Ramës dhe qeverisë së re një shans për të luftuar organizatat kriminale, politikat e BE-së antikorrupsion duhet të kalojnë nga "pastrimi" tek "çrrënjosja" e tyre. Qeveria “Rama” duhet nxitur dhe mbështetur për të luftuar bosët e mafies shqiptare.
Veprimet e para të Ramës, tregojnë se ai mund ta bëjë këtë. Ai ka emëruar ministra të rinj dhe teknokratë dhe u ka kërkuar të gjithë ministrave të deklarojnë dhe të shesin të gjitha bizneset.
Ai ka thyer lidhjen tradicionale mes biznesit dhe qeverisë, në një vend ku pozicionet në qeveri konsiderohen shpesh mundësi për t’u pasuruar në mënyrë të shpejtë. Këto veprime nuk janë pa rrezik. Në Shqipëri, asgjë nuk i bashkon më shpejt rivalët politikë se sa kërcënimi i fitimeve të tyre.
SHEKULLI
Add new comment