Programi ‘Rama’, Paloka: Debati jo nesër. Basha: Meta të mbajë fjalën që tha në Kuvend

TIRANË- Grupi i PD-së ka kërkuar më shumë kohë për tu njohur me programin e qeverisë, duke deklaruar se nuk është gati për debat në seancën e nesërme.
Ne mbyllje te grupit te PD-se, kryetari i partise, Lulzim Basha i ka bere thirrje kryetarit te ri te Kuvendit, Ilir Meta te mbaje fjalet qe tha ne Kuvend per transparence dhe zbatim te rregullores.
“T’i qëndrojë besnikë fjalëve që sapo tha dhe ne mos të rivendosë një standard të ri të përmirësuar si premtoi, të paktën standardin e zbatuar deri tani duke i dhënë kohën e nevojshme Kuvendit dhe opozitës për tu njohur me programin dhe për tu bërë gati për debat. Ne do të marrim të gjitha masat që na takojnë si përfaqësues të denjë të opozitës në Kuvend”- tha ai.
Para tij ne nje pronocnim per mediat kreu i komanduar i grupit, Edi Paloka ka akuzuar kreun e grupit te PS-se, Gramoz Ruci per arrogance.
“Ruci në mënyrë absolute dhe me arrogancë të plotë deklaroi që nuk është në tagrin e PD për të vendosur se kur do të bëhet debati, juve ju kemi thirrur thjesht për të diskutuar se sa kohë doni të flisni, këto janë metodat e vjetra, edhe pse sot u fol për tolerancë. Vendimet do merren në vazhdim, do bisedoj me Metën për ti bërë të qartë vendimin e grupit, nëse Ruci do vazhdojë me qëndrimin arrogant”- tha ai.
Sipas tij, deputetet e opozites kane nevoje per kohe per tu njohur me programin e per te pergatitur nje debat serioz.
PANORAMA
Add new comment