Berisha: Qeveria i trembet debatit me opozitën

Sali Berisha ashtu siç kishte premtuar, ka nisur të bëjë opozitarin e zellshëm që në ditët e para të rotacionit të pushtetit. Ish-Kryeministri ka kritikuar qeverinë e re, se po i fsheh opozitës programin.
Berisha thotë se, kjo nuk ka ndodhur asnjëherë me përjashtim të vitit 2009 kur PS bojkotonte punimet e Kuvendit.
“Sot kreu i mazhorancës së premtimeve antiglobaliste, drogës dhe parave të krimit, tregoi se ka tmerr nga debati. Ndaj dhe kërkon të paraqesë në Parlament, fshehtas, programin e qeverisë së tij pa jua dorëzuar për ta lexuar paraprakisht, deri në këtë moment, deputetëve të opozitës.
Kjo nuk ka ndodhur kurrë në historinë e një Parlamenti të lirë. Nuk po përmend vitin 2009, se PS nuk hyri në Parlament fare, por në vitin 2005 ne e dorëzuam programin e qeverisë, deputetëve më datë 6 shtator. Opozita pasi u njoh me të bëri 700 pyetje. Debati u zhvillua më dt 9 -10 shtator.
Neobllokment mbajnë sekret nga deputetët e opozitës programin sepse ata kanë tmerr nga megamashtrimet e tyre programore”, shprehet Berisha.
Shelulli
Add new comment