Arkiv-Lajme të përditësuara
TAP nis vlerësimin dhe shpronësimin e tokës
Kompani holandeze për mbledhjen e të dhënave kadastrale.
Procesi do të mbyllet brenda vitit 2013. Më pas kontratat.
Kodi Etik, ja si do të komunikohet me publikun
Qeveria e re do të komunikojë me median dhe me qytetarët nëpërmjet një procesi të mirëkordinuar për të evituar çdo dalje të kotë publike dhe për të rritur transparencën. Ky është qëllimi i hartimit të një drafti të veçantë të njohur si Kodi i Etikës, i cili do të votohet dhe publikohet në mbledhjen e parë të qeverisë. Ky dokument synon një koordinim të punës të gjithë kabinetit qeveritar. Sipas projektit në fjalë informimi i publikut do të jetë nëpërmjet një kalendari të qartë.
Azem Hajdari sot do të prehet në Varrezat e Dëshmorëve
Lideri i lëvizjes studentore të Dhjetorit 1990, Heroi i Demokracisë Azem Hajdari sot do të prehet në varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Personalitete të larta të jetës politike nga Shqipëria dhe më gjerë, ish-studentët e lëvizjes së dhjetorit ‘90, miq, shokë dhe kolegë të tij, do të kryejnë sot homazhe për nder të tij e më pas do ta përcjellin për në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.
Banda e Durrësit kërkon “pafajësi” në Gjykatën Lartë, relator Tom Ndreca
Është konsideruar si një ndër bandat më kriminale në vend dhe me sa duket për këtë, procedurat e gjykimit anashkalojnë çdo pengesë administrative.
Vetëm pas një muaji që kanë depozituar rekursin në Gjykatën e Lartë, të mërkurën është zhvilluar seanca e parë ku anëtarët e të ashtuquajturës “Banda e Durrësit” kërkojnë rrëzimin e dënimeve me burgim të përjetshëm për krimet që nisin me vrasje dhe përfundojnë me krijimin e një organizate kriminale.
Basha: Të shtunën në Kuvend
Ndryshe nga bojkoti i seancës parlamentare, ku kryeministri i mandatuar Edi Rama paraqiti programin e qeverisë që do të drejtojë, opozita do të jetë të shtunën në sallë, gjatë debatit për programin. Vendimi u mor në mbrëmje, pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike.
Amerikanët nderojnë viktimat e 11 shtatorit
Ceremoni solemne u zhvilluan në New York, Washington dhe Pennsylvania për nder të viktimave të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001. Gati 3,000 njerëz humbën jetën në këto sulme të organizuara nga terroristë të al-Kaidës.
Në New York, familje, miq të viktimave dhe personalitete të ndryshme u mblodhën në vendin ku para 12 vjetësh ngriheshin kullat binjake të Qendrës Botërore të Tregëtisë, të cilat u goditën nga aeroplnaët e rrëmbyer nga terroristët.
Në atë që është bërë traditë e përvitshme, në Nju Jork u lexuan emrat e viktimave.
Stano: Konsensusi, jetik për integrimin e Shqipërisë
Peter Stano, zëdhënësi i komisionerit për zgjerimin në BE, Stefan Fyles, përshëndeti formimin e Parlamentit të ri shqiptar dhe qeverinë e re ditën e sotme.
Gjatë një lidhje telefonike për televizionin “A1 Report”, Stano tha se Brukseli pret nga qeveria e re një gjuhë bashkëpunimi për çështjet më të rëndësishme, siç janë reformat për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Topi: S’ka bashkëpunim me PD-në sa kohë është Berisha aty
Edhe pse nuk arriti të përfaqësohet në parlament, FRD nuk është e humbura e këtyre zgjedhje. E vetmja përgjegjëse për humbjen e të djathtës është PD.
Arvizu komenton largimin e opozitës nga Kuvendi: Kortezia nuk do të lëndonte askënd
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Aleksandër Arvizu, në mbyllje të seancës së sotme të kuvendit ku kryeministri i ri Edi Rama prezantoi programin qeverisës për 4 vitet e ardhshme ka komentuar bojkotin e seancës së Kuvendit nga opozita.
“Ishim aty për të dëgjuar programin e ri të qeverisë. Ne ishim nga ata që qëndruam deri në fund dhe dëgjuam. Unë mendoj se kortezia nuk do lëndonte askënd”, u shpreh Arvizu, i pyetur për bojkotin e opozitës.
Sequi: Kënaqësi që integrimi në BE është pika e parë e programit të qeverisë, por duhet dialog
Aleatët e moderuar të opozitës
PDIU dhe PDK i kanë mbetur besnike vendimit politik për të votuar kundër kandidaturës së zotit Ilir Meta për postin e kryetarit të Kuvendit.
Sipas krerëve të këtyre forcave, 8 votat qe kane rrjedhur nga opozita e re nuk kanë lidhje me PDIU dhe PDK.