Stano: Konsensusi, jetik për integrimin e Shqipërisë

Postuar në 11 Shtator, 2013 16:37

Peter Stano, zëdhënësi i komisionerit për zgjerimin në BE, Stefan Fyles, përshëndeti formimin e Parlamentit të ri shqiptar dhe qeverinë e re ditën e sotme. 

Gjatë një lidhje telefonike për televizionin “A1 Report”, Stano tha se Brukseli pret nga qeveria e re një gjuhë bashkëpunimi për çështjet më të rëndësishme, siç janë reformat për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. 

“Ajo çka ne presim nga qeveria e re dhe Parlamenti është një gjuhë bashkëpunimi për të gjitha çështjet që ne i konsiderojmë si mjaft të rëndësishme, siç janë reformat që duhen ndërmarrë për integrimin e vendit në Bashkimin Europian”, tha Stano. 

Zëdhënësi i Fyles, shtoi se Bashkimi Europian pret një frymë bashkëpunimi të forcave politike në Kuvend. “Bashkimi Europian beson se Parlamenti shqiptar i dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit, do të funksionojë me një frymë kompromisi. Gjithashtu, ne nuk duam të shohim bojkote për sa i përket reformave”, tha Stano.

 

 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.