Arvizu komenton largimin e opozitës nga Kuvendi: Kortezia nuk do të lëndonte askënd

Postuar në 11 Shtator, 2013 16:33

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Aleksandër Arvizu, në mbyllje të seancës së sotme të kuvendit ku kryeministri i ri Edi Rama prezantoi programin qeverisës për 4 vitet e ardhshme ka komentuar bojkotin e seancës së Kuvendit nga opozita.

“Ishim aty për të dëgjuar programin e ri të qeverisë. Ne ishim nga ata që qëndruam deri në fund dhe dëgjuam. Unë mendoj se kortezia nuk do lëndonte askënd”,  u shpreh Arvizu, i pyetur për bojkotin e opozitës.

Sequi: Kënaqësi që integrimi në BE është pika e parë e programit të qeverisë, por duhet dialog

Kreu i delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Ettore Sequi i pranishëm në sallën e kuvendit gjatë prezantimit të programit qeverisë nga ana e kryeministrit  Rama, shprehu vlerësimin e tij për faktin se pika e parë e programit të qeverisë së re është integrimi i vendit në BE, ndërsa i rikujtoi mazhorancës dhe opozitës se për të arritur këtë duhet dialog.

“Unë jam i kënaqur që pika e parë e programit të qeverisë së re ka të bëjë me integrimin në BE, dhe kishte një fjali të cilën e kam mbajtur shënim dhe do doja ta theksoja: “Integrimi evropian është një objektiv kombëtar dhe i shërben demokratizimit të shoqërisë shqiptarë në bazë të vlerave të BE. Është e rëndësishme që europianizimi është nënvizuar si prioritet i qeverisë. Ne e dimë se shumica e shqiptarëve janë dakord që Shqipëria të shkojë drejt BE, dhe kjo kërkon gjithëpërfshirje dhe bashkëpunim. Është e qartë se parlamenti ka një rol të veçantë në këtë çështje. Duhet të ketë diskutime, por e rëndësishme është të ketë dialog”, theksoi Sequi.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.