Arkiv-Lajme të përditësuara

Hoxhaj kërkon njohjen e Kosovës shtetet e OBI-t

Postuar në 12 Shtator, 2013 15:49

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar një bisedë telefonike me sekretarin e përgjithshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI), Ekmeleddin Ihsanoglu.

Gjatë bisedës, ministri Hoxhaj e ka njoftuar sekretarin Ihsanoglu për progresin që po arrihet në Kosovë, forcimin e vazhdueshëm të shtetësisë dhe avancimin subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

Shqiptarët, më të varfër se katër vjet më parë

Postuar në 12 Shtator, 2013 15:44

Në katër vitet e fundit, numri i shqiptarëve të prekur nga varfëria është rritur. Një anketë e INSTAT-it tregon se, në krahasim me vitin 2008, në vend ka 30 mijë më shumë të varfër.

Nga 12.4% që ka qenë varfëria 4 vite më parë, tashmë ne vend ka shkuar 14.3% duke u rritur me 1.9%. Kreu i INSTAT, Ines Nurja, thotë se qarqet më të varfra janë Kukësi, Fieri dhe Lezha. Ndërsa ato me nivel më të ulët janë Vlora, Korça dhe Berati.

Hidhet në erë makina e shefit të krimeve të Komisariatit 1 në Tiranë

Postuar në 12 Shtator, 2013 15:43

Pas ngjarjes së rëndë në një kazino, ku u tentua që të vritej me armë zjarri shefi i CEZ në Laç, mësohet se ka pasur një tjetër shpërthim në kryeqytet.

Makina e shefit te krimeve të komisariatit nr.1 në Tiranë, Artur Hyka, është hedhur në erë.

Ngjarja ka ndodhur që në orët e para të mëngjesit, por është raportuar vetëm tani.

Policia po heton në disa pista, ku më kryesorja është ajo e sulmit për shkak të detyrës.

Nga skema dhe sasia e vogël e eksplozivit dyshohet se bëhet fjalë për një kërcënim.

Tiranë, tentativë vrasjeje në kazino, plagoset drejtori i CEZ Shpërndarje në Laç

Postuar në 12 Shtator, 2013 15:41

Një person ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në një kazino në rrugën ‘Bardhyl’, në kryeqytet kur dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë brenda saj dhe e kanë qëlluar me armë zjarri.

I plagosur është Viktor Skeja, 45 vjeç, drejtor i CEZ Shpërndarje në qytetin e Laçit, i cili është qëlluar me armë zjarri në këmbë, ndërkohë që mendohet se ngjarja nuk ka lidhje me kazinonë apo ndonjë tentativë grabitjeje, por me vetë Skejan.

Meta: Kryetar sipas rregullores

Postuar në 12 Shtator, 2013 15:39

Në intervistën e tij të parë si kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta ka theksuar se puna e tij në drejtim të këtij institucioni do të bazohet vetëm tek zbatimi i rregullores në menyrë të paanshme dhe jo paragjykuese, duke i dhënë hapësirë të barabartë të gjitha palëve. 

Braçe: Rama, standard në Kuvend. Berisha, armik i fjalës e mendimit të lirë

Postuar në 12 Shtator, 2013 07:36

TIRANE- Duke reaguar permes nje postimi ne FB, per zhvillimet e djeshme ne Kuvend, largimin dhe deklaratat e opozites, deputeti i PS-së, Erion Braçe ka thene se Berisha duhet te harroje se mund te diktoje, deformoje dhe ndaloje te menduarit apo te folurit ndryshe nga ai. 

Itali, shkatërrohet banda shqiptaro-afrikane e trafikut të drogës, 55 të arrestuar

Postuar në 12 Shtator, 2013 07:35

Policia italiane ka shkatërruar një bandë të trafikut të drogës që drejtohej nga shqiptarët.

Mësohet se në sajë të superoperacionit të koduar “Bishti” në rajonin e Modenës është shkatërruar një organizatë kriminale e përbërë nga shqiptarët dhe nga afrikano-veriorët.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane, të cilat kanë theksuar se 54 urdhërarreste janë ekzekutuar nga policia, ndërsa 48 korrierë janë vënë në pranga në flagrance dhe 162 persona janë vënë në hetim.

Rama shpall prioritet rrugën e Arbrit, sfidon skeptikët e Shëndetësisë falas

Postuar në 12 Shtator, 2013 07:33

Kryeministri Edi Rama premtoi dje në Parlament se do të mbikëqyrë vetë zbatimin e planit për legalizim falas, se toka ebukës do të jepet në bazë të ligjit 7501, shërbimi shëndetësor do të ofrohet falas dhe sipërmarrësit e vegjël do të lehtësohen nga barra fiskale. Prioriteti i tij në infrastrukturë është rruga e Arbrit. Në fjalimin e tij të gjatë në Parlament, Rama lexoi një version më të pasur në leksik të Programit të shpërndarë një ditë më parë nga PS.

Rama: Ne nuk kemi marrë mandat për të harruar krimet e pagjykuara. Do t’i ngremë kokën Shqipërisë

Postuar në 12 Shtator, 2013 07:32

Kërkesa ndaj Metës - “Unë e ftoj dhe e mbështes Kryetarin e Kuvendit që të vigjilojë me paanësi nga lartësia detyruese e funksionit që mban, për të mos e lejuar vazhdën tradicionale të nëpërkëmbjes brutale të opozitës në këtë sallë”

 

Konsensusi - “Ne do të kërkojmë konsensuse sa më të gjera dhe do të qeverisim me vlerat e me bindjet tona të shpallura”

Legalizimet - “Ne do të legalizojmë falas në zonat informale shtëpi të ndërtuara për të filluar një jetë të re familjare, jo vila pa leje në vijën bregdetare”

 

Fjalimi 

Basha: Azem Hajdari u vra se ishte mbrojtës i demokracisë

Postuar në 12 Shtator, 2013 07:31

Azem Hajdari tashmë prehet në Varrezat e Dëshmorëve. Ceremonia u zhvillua nën praninë e personaliteteve shtetërore, politikanëve, funksionarëve të lartë, të afërmve dhe familjarëve. 

Në fjalën e rastit, kryetari i Bashkisë Lulzim Basha u shpreh se Azem Hajdari ishte njeriu që e mbrojti Partinë Demokratike në kohët më të vështira dhe se vepra e tij është nderuar me tituj nderi.

"Azem Hajdari do të mbahet mend si shpirti kryengritës që iu kundërvu diktaturës. Ai u vra sepse ishte mbrojtës i demokracisë", tha Basha.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara