Tiranë, tentativë vrasjeje në kazino, plagoset drejtori i CEZ Shpërndarje në Laç

Postuar në 12 Shtator, 2013 15:41

Një person ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në një kazino në rrugën ‘Bardhyl’, në kryeqytet kur dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë brenda saj dhe e kanë qëlluar me armë zjarri.

I plagosur është Viktor Skeja, 45 vjeç, drejtor i CEZ Shpërndarje në qytetin e Laçit, i cili është qëlluar me armë zjarri në këmbë, ndërkohë që mendohet se ngjarja nuk ka lidhje me kazinonë apo ndonjë tentativë grabitjeje, por me vetë Skejan.

Ngjarja fillimisht u raportua si një tentativë grabitjeje, por pasi policia mori në pyetje dëshmitarët në vendin e ngjarjes arriti në përfundimin se bëhej fjalë për një atentat që kishte si objekt 45-vjeçarin.

Dëshmitarët ne vendngjarje thanë se në momentin e ngjarjen në kazino ndodheshin disa persona që po luanin, mes tyre dhe Skeja, kur brenda kanë hyrë dy persona të armatosur që kanë qëlluar në drejtim të tij, ndërsa më parë e kanë pyetur për emrin.

I plagosur është transportuar menjëherë në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen tentativës së vrasjes dhe kapjen e autorëve, të cilët tashmë janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim nga policia.

 

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.