Hidhet në erë makina e shefit të krimeve të Komisariatit 1 në Tiranë

Postuar në 12 Shtator, 2013 15:43

Pas ngjarjes së rëndë në një kazino, ku u tentua që të vritej me armë zjarri shefi i CEZ në Laç, mësohet se ka pasur një tjetër shpërthim në kryeqytet.

Makina e shefit te krimeve të komisariatit nr.1 në Tiranë, Artur Hyka, është hedhur në erë.

Ngjarja ka ndodhur që në orët e para të mëngjesit, por është raportuar vetëm tani.

Policia po heton në disa pista, ku më kryesorja është ajo e sulmit për shkak të detyrës.

Nga skema dhe sasia e vogël e eksplozivit dyshohet se bëhet fjalë për një kërcënim.

Brenda pak ditësh Tirana është tronditur nga tre shpërthime.

Fillimisht ishte një biznesmen ndërtimesh, më pas një emigrant dhe tani një drejtues i policisë.

   DITA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.