Braçe: Rama, standard në Kuvend. Berisha, armik i fjalës e mendimit të lirë

Postuar në 12 Shtator, 2013 07:36

TIRANE- Duke reaguar permes nje postimi ne FB, per zhvillimet e djeshme ne Kuvend, largimin dhe deklaratat e opozites, deputeti i PS-së, Erion Braçe ka thene se Berisha duhet te harroje se mund te diktoje, deformoje dhe ndaloje te menduarit apo te folurit ndryshe nga ai. 

“Sali Berisha duhet ta harrojë se; Mund të diktojë, ndryshojë, deformojë, ndalojë të menduarit dhe të folurit e të ndryshmëve nga ai në Kuvend”, shkruan Braçe, ndërsa më tej argumenton se, “Berisha dhe të tijët flasin për: retorikë banale, provokime, ironi, mallkime, urrejtje, shpallje lufte…. gjithnjë në referencë të fjalimit të Kryeministrit!! Ka dy gjëra në gjithë këtë histori: E para, ka të bëj me standardin në bazë të të cilit fjala e Kryeministrit gjykohet. Nëse standard është cfarë ka bërë Berisha e Topalli në Kuvend në 8 vjet atëherë fjala e Kryeministrit dje është thellësisht e ndryshme nga retorika e zakonshme e dy kundërshtareve të tij dje.Më lejoni tu kujtoj retorikën e Sali Berishës ndaj burrave e grave të opozitës me: 
Motra, gra, nëna, baballarë, kushërinj, bushtra, fytyrë me të zezë se këpuca, sharje e fyerje pa fund, sulme personale deri të dhunshme!!!Kryeministri dje nuk artikouloi në asnjë fjali të tilla shprehje dhe retorika e tij ishte tejet korrekte”, shkruan Braçe. 

Ai thekson se fjala e kryeministrit Rama ne Kuvend ishte vendosja e një standardi në sallën e Kuvendit. 

“Kryeministri thjesht tha: Koha e kësaj sjellje në Kuvend dhe nga Kryeministri ka marrë fund e nuk do të përseritet!! Nuk kam e as do të gjej armiq në këtë sallë- tha qetë kryeministri. Ky ishte standardi që vendosi dje Rama. Në anë tjetër, Rregullorja e Kuvendit ka vetëm një pikë ndaluese për secilin deputet në Kuvend: Sulmin personal ndaj deputetit gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend!! Dje të vetmit që ndërmorën sulm personal në sallë ishin Sali Berisha dhe Jozefina Topalli, madje me një fjalor banal!!”, vijoi Braçe. 

Sipas Braces, qëllimi i vetëm i Berishës është të dhunojë fjalën e lirë.  

“Por shqetësimi i Berishës dje nuk ishte sulmi personal që i mungoi prej Kryeministrit. Jo!Sali Berisha reagoi dje në momentin kur Kryeminitri po përshkruante Shqipërinë e Berishës që po merr në dorëzim, të rrënuar, në krizë morale e ekonomike, në mes të krimit e korrupsionit gjithfarësh. Kjo nuk është retorikë banale por e vërteta sipas tij dhe 1 milion shqiptarëve që e votuan për të ndryshuar këtë Shqipëri. Sali Berisha dje synoi dhe reagoi dhunshëm ndaj këtij mendimi!!Po kush është Sali Berisha që merr guximin të diktojë, ndryshojë, ndalojë të menduarit dhe të shprehurit e lirë të mendimeve të gjithkujt? Ç’të drejtë ka ky? E bëri dje me kryeministrin e vendit dhe jam i bindur që do ta bëj nesër me këdo tjetër në sallën e kuvendit. Ky është dhunim e ky dhunim nuk duhet të tolerohet! Ky armik i mendjes së lirë e të hapur, i fjalës së lirë e të ndershme duhet të mësojë se ndaj një mendimi të argumentuar duhet të ketë po një të tillë. Por kurrë agresion! Kaq! Po të dojë mirë! Nëse nuk e pranon këtë standard demokratik të përbotshëm le të ikë, të largohet, shesh më shesh e rrugë më rrugë”, përfundon Braçe.

 

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.