Arkiv-Lajme të përditësuara
Komisioni për Verifikimin e Mandateve: 140 mandatet janë të vlefshme. Betohen deputetët
UPDATE- Kuvendi nisi seancen e dyte te tij paraditen e sotme me raportin e Komisionit per Verifikimin e Mandateve te deputeteve, procedure qe i hapi rrugen betimit te 140 deputeteve.
Deputeti Namik Dokle qe kryesoi edhe sot seancen plenare, lexoi formulen e betimit, e me pas te 140 deputetet kane thene “Betohem”.
Raporti i Komisionit te Verifikimit te Mandateve u lexua nga deputeti socialist Armando Subashi, i cili ne fund deklaroi se pas verifikimit, komisioni arriti ne perfundimin se mandatet e 140 deputeteve jane te vlefshme.
Hera e parë pa bojkot, të ftuar familjarët e viktimave të 21 janarit
-Kuvendi çeli dje punimet e Legjislaturës së 8-të në një seancë që në bazë të Rregullores u drejtua nga deputeti më i vjetër në moshë, zoti Namik Dokle. Presidenti i Republikës Bujar Nishani, përfaqësues të trupit diplomatik, të komuniteteve fetare, si dhe nga drejtues të institucioneve të rëndësishme ndërkombëtare që veprojnë në Shqipëri dhe shumë të ftuar nga PS-ja si kandidatë për deputetë dhe kryetarë të degëve të PS-së ndoqën seancën, ndërkohë të pranishëm ishin edhe familjarët e viktimave të 21 janarit.
Ndërtimet pa leje, Llalla: Hetim edhe inspektorateve vendore
Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, urdhëron ndjekjen penale të punonjësve të bashkive dhe komunave që nuk kanë denoncuar me kohë ndërtimet pa leje. Organi qendror i akuzës ka shpërndarë këtë të hënë një qarkore për hetimin e ndërtimeve të paligjshme, ku urdhëron në mënyrë të qartë hetimin e çdo rasti kur policitë e komunave dhe bashkive, si dhe inspektoratet ndërtimore, kanë mbyllur sytë para ndërtimeve pa leje.
Olldashi, kritika të ashpra ndaj Bashës për krerët e grupit të PD
http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">
Opozita - “Koha ka treguar se opozitarizmi dhe qeverisja janë dy talentet e spikatura të PD-së. Kuvendi do të jetë arenë primare e opozitarizmit tonë”, tha Basha
Qeveria e re, Nishani mandaton Ramën
Presidenti Bujar Nishani mandaton kreun e PS-se, Edi Rama për krijimin e qeverisë së re. Kryeministri i propozuar Rama u prit nga Kreu i Shtetit, te cilit i prezantoi kabinetin e ri qeveritar që do të udhëhiqet prej tij.
Legjislatura e VIII, mbahet seanca e parë plenare Ngrihet Komisioni për verifikimin e mandateve
UPDATE- – Legjislatura e 8-të nisi me ekzekutimin e himnit kombëtar. Në një seancë e cila zgjati pak minuta, u ngritën Komisioni i përkohshëm i verifikimit të mandateve, dhe sekretaria e përkohshme e Kuvendit. Seanca u hap nga deputeti, Namik Dokle, i cili e cikësoi të rrallë këtë legjilaturë pasi nis pa bojkot të ndonjë partie parlamentare.
Ai kërkoi nga deputetët që të bashkëpunojnë dhe të mirëkuptohen, pasi pa këto, edhe qëllimet e mira bëhen të padobishme. “Ju që hyni këtu lëreni jashtë tempullit mendjemadhësinë dhe interesin meskin.”- tha Dokle.
Koalicioni i majtë propozon i Presidentit emrin për Kryeministër
Mazhoranca e majtë i ka dorëzuar Presidentit të Republikës propozimin për emërimin e Edi Ramës kryeministër të vendit. Kërkesa e koalicionit PS+LSI+PBDNJ+PKDSH pritet të marrë përgjigje nga Bujar Nishani dhe më pas kandidatura e Ramës do të kalojë për miratim në Kuvend.
Kundër-reforma; 23 qershori, si shpjegohet?
DEBATI/ Henri Çili i rikthehet me një libër 23 qershorit dhe arsyeve të humbjes të së djathtës. Fryma anti-reformiste e shoqërisë shqiptare i dha së majtës dhe premtimeve utopike të saj pushtetin me një votë 1 milionëshe. Berisha dhe sfidat e Ramës në atë që ai quan “dekada e re”. Pjesa më poshtë është shkëputur nga eseja me titull KUNDER-REFORMA
DHE NJË SHPJEGIM (SUBJEKTIV) PËR 23 QERSHORIN që promovohet neser.
Ese nga Henri Çili/
Rezultati i 23 qershorit shkoi në teprim për së paku tri arsye.
Berisha jep dorëheqjen tek Nishani dhe shpall grevën e heshtjes 24 orëshe
Sali Berisha i ka dorëzuar sot dorëheqjen Presidentit të Republikës, Bujar Nishani. Berisha ka shkuar rreth orës 13:10 në selinë e Presidencës ku është pritur nga Nishani, të cilit i dorëzoi detyrën e Kreut të Ekzekutivit, për t`i hapur formalisht rrugën krijimit të Qeverisë së re.
Mbahet seanca e parë plenare
Është zhvilluar pasditen e së hënës seanca e parë plenare e legjislaturës së re, të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit.
Të pranishëm në këtë seancë ceremoniale, që ka zgjatur vetëm pak minuta, kanë qenë përveç deputetëve të zgjedhur edhe përfaqësues të trupit diplomatik dhe të komuniteteve fetare.
Pas dëgjimit të himnit kombëtar, për të cilin u ngritën në këmbë të gjithë ligjvënësit, Namik Dokle ka marrë drejtimin e seancës në cilësinë e deputetit më të vjetër.
