Qeveria e re, Nishani mandaton Ramën

Presidenti Bujar Nishani mandaton kreun e PS-se, Edi Rama për krijimin e qeverisë së re. Kryeministri i propozuar Rama u prit nga Kreu i Shtetit, te cilit i prezantoi kabinetin e ri qeveritar që do të udhëhiqet prej tij.
Propozimi për emërimin e zotit Rama, si Kryeministër i Shqipërisë, iu dorëzua një ditë më parë kreut të shtetit nga kryetari i Partisë Socialiste, ai i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe ai i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, në emër të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, mbështetur në nenin 96, pika 1, të Kushtetutës së vendit.
Pas emërimit nga ana e presidentit, Rama dhe qeveria e ardhshme do të votohet në Kuvend. Ndërkaq rreth orës 11:00 do të zhvillohet seanca parlamentare gjatë së cilës pritet paraqitja e raportit të komisionit të verifikimit të mandateve të çdo deputeti të zgjedhur fitues në zgjedhjet e 23 qershorit. Pasi komisioni të paraqesë raportin, 140 deputetët do të kryejnë procedurën e betimit.
Top Channel
Add new comment