Koalicioni i majtë propozon i Presidentit emrin për Kryeministër

Postuar në 09 Shtator, 2013 14:56

Mazhoranca e majtë i ka dorëzuar Presidentit të Republikës propozimin për emërimin e Edi Ramës kryeministër të vendit. Kërkesa e koalicionit PS+LSI+PBDNJ+PKDSH pritet të marrë përgjigje nga Bujar Nishani dhe më pas kandidatura e Ramës do të kalojë për miratim në Kuvend. 

“Mbështetur në nenin 96, pika 1 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, kryetari i Partisë Socialiste, Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, i janë drejtuar Presidentit Bujar Nishani me një kërkesë në emër të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane” me anë të së cilës kanë propozuar emërimin e zotit Edi Rama si Kryeministër të Republikës”, njofton Presidenca.

  SHEKULLI

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.