Hera e parë pa bojkot, të ftuar familjarët e viktimave të 21 janarit

Postuar në 10 Shtator, 2013 04:34

-Kuvendi çeli dje punimet e Legjislaturës së 8-të në një seancë që në bazë të Rregullores u drejtua nga deputeti më i vjetër në moshë, zoti Namik Dokle. Presidenti i Republikës Bujar Nishani, përfaqësues të trupit diplomatik, të komuniteteve fetare, si dhe nga drejtues të institucioneve të rëndësishme ndërkombëtare që veprojnë në Shqipëri dhe shumë të ftuar nga PS-ja si kandidatë për deputetë dhe kryetarë të degëve të PS-së ndoqën seancën, ndërkohë të pranishëm ishin edhe familjarët e viktimave të 21 janarit. Gjithçka ishte përgatitur me kujdes nga Protokolli i Shtetit, të cilët ishin munduar që të mos mungonte asgjë për pritjen e kryeministrit të ri. Edhe administrata e Kuvendit ishte në detyrë duke u përkujdesur që të mbërrite rreth 30 minuta më herët. Për çdo të papritur ishin gati edhe stafi ndihmës i kryeministrit Edi Rama, duke filluar nga fotografët. Të parët që mbërritën ishin deputetët e majtë dhe ata të Lëvizjes Socialiste për Integrim, ndërsa të djathtët erdhën më të veçuar. Në orën 17:57, në Kuvend  ka mbërritur edhe kryeministri i Shqipërisë për katër vitet e ardhshme. Rama, ndryshe nga Berisha që shoqërohej me eskortë gjer në hyrjen nga pjesa e pasme e godinës, zgjodhi që të zbresë nga makina tek trau i Gardës në hyrje të Kuvendit. I shoqëruar nga ministrat e tij, Mimi Kodheli, Milena Harito, Saimir Tahiri dhe i shoqëruar edhe nga deputeti i Librazhdit Taulant Balla që pritet të jetë sërish Sekretar  i grupit parlamentar, iu drejtua shkallëve të Kuvendit. Bashkë me Kryetarin e grupit parlamentar Gramoz Ruçi që po e priste te shkallët, kryeministri Edi Rama ngjiti shkallët nën nderimin e truprojave të nderit. Kreu i ri i qeverisë u ul në radhën e tretë në sallën ku u zhvillua seanca plenare. Pak minuta më pas në 18:05 mbërrin në Kuvend dhe Kryeparlamentarja Jozefina Topalli dhe Ridvan Bode, ndërsa ish-nënkryetari i PD-së, Astrit Patozi  preferoi që të mbërrinte më herët në Kuvend.  Nuk do të vononte as kryeministri Berisha dhe Presidenti Bujar Nishani të cilët do të vinin të shoqëruar me eskortën e makinave  për të hyrë nga dera tjetër e Kuvendit. Berisha, Topalli dhe Bode do të uleshin sëbashku në të njëjtën radhë. Ndërsa kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, edhe pse sot pritet që të marrë drejtimin e Kuvendit, preferoi që të qëndronte sëbashku me grupin e tij parlamentar në radhët e fundit të sallës.

Seanca       

“Më nderin që më ofron mosha dhe përvoja shumëvjeçare, kam kënaqësinë të deklaroj të hapur mbledhjen e parë të legjislaturës së VIII- të Kuvendit të Shqipërisë”, më këto fjalë të deputetit Namik Dokle u çel seanca e parë e legjislaturës së VIII-të të Kuvendit të Shqipërisë në orën 16:09, pas ekzekutimit të himnit kombëtar, ku të gjithë deputetët qëndruan në këmbë në seancën e cila zgjati vetëm 15 minuta. "Kjo legjislaturë nga të rrallat që nis pa bojkot, kjo falë forcave politike këtu, e mbi të gjitha falë popullit shqiptar, që larg zhurmave vendosi me votën e tij të ndryshojë ritmin drejt BE. Vendosi ta bëjë më të mençur, më të shpejtë. Na dha mesazh kundër politikave arrogante dhe plaçkitëse'', nisi fjalën e tij Namik Dokle. Pas fjalës përshëndetëse, ku ndër të tjera u uroi punë të mbarë të gjithë deputetëve, veçanërisht të zgjedhurve për herë të parë, zoti Dokle njoftoi ngritjen e Sekretarisë së Përkohshme, e cila përbëhet nga tre deputetët më të rinj të Kuvendit, që sipas listës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë zoti Ylli Shehu dhe zonjat Klajda Gjosha e Olta Xhaçka. Kjo sekretari do të funksionojë deri në zgjedhjen e Byrosë Parlamentare. Më pas, Kuvendi ngriti edhe Komisionin e Përkohshëm të Verifikimit të Mandateve sipas propozimeve të krerëve të grupeve parlamentare. Gramoz Ruçi propozoi  katër anëtarët e së majtës: Armando Subashi, Vexhi Muçmata, Ermonela Felaj dhe Besnik Bare.Edi Paloka propozoi deputetët e rinj, Voltana Ademi, Oerd Bylykbashi, Arben Ristani dhe Gerti Bogdani. Petrit Vasili propozoi deputetin e Gjirokastrës, Vangjel Tavon. Gjatë mbledhjes, kryesocialisti Edi Rama është parë duke biseduar me kreun e grupit parlament Gramoz Ruçi, ndërsa në krahun tjetër të sallës, kryeministri në ikje ka shmangur totalisht vëmendjen nga mbledhja duke u fokusuar në tabletën e tij elektronike në të cilën kishte postuar foton e tij si kryeministër dhe po lexonte komentet e ndjekësve të tij në Facebook. Ajo që  ra në sy, ishte mospërdorimi i kompjuterëve nga Kryeministri Berisha, ndonëse kishte në krah ish-kryeparlamentaren Jozefina Topalli. I vetmi që ka nxituar të përdorë internetin ka qenë ish-ministri i Inovacionit, Genc Pollo. Punimet e seancës u mbyllën rreth orës 18:20 për të vijuar sot në orën 10:00 me betimin e deputetëve dhe zgjedhjen e Ilir Metës si kryetar i Parlamentit.

Të ftuar nderi, familjarët e viktimave të 21 janarit

Për të nënkuptuar se socialistët nuk e harrojnë  23 janarin, të ftuar nderi në nisjen e punimeve të seancës parlamentare, kanë qenë dhe familjarët e katër viktimave që u vranë nga Garda në demonstratën antiqeveritare dy vite e gjysmë më parë. Në lozhën e Kuvendit ishin të ftuar përfaqësues nga familja e Hekuran Dedës, Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Aleks Nikës. Në lozhë kanë qenë nëna dhe vëllai i Hekuran Dedës, fëmijët e Ziver Veizit (Ana dhe Klajdi), djali i Faik Myrtajt, xhaxhai i Aleks Nikës. Protokolli i Partisë Socialiste është treguar fort i kujdesshëm dhe ka ndjekur hap pas hapi akomodimin e tyre. 1. Alma Rredhi – e shoqja e Ziver Veizit; 2. Klajdi Veizi – djali; 3. Ana Veizi –vajza; 4. Mamude Myrtaj – ë shoqja e Faik Myrtaj; 5. Renato Myrtaj – djali; 6. Isuf Myrtaj – kushëri;7. Dude Deda – e ëma e Hekuran Dedës; 8. Zabit Deda – vëllai;9. Ilmi Deda – vëllai; 10. Mark Nika– xhaxhai i Aleks Nikës;11. Rajmonda Nika – e shoqja e Aleksit;12. Adela Nika – motra e Aleksit.

Sekui: Të mbizotërojë dialogu mbi konfrontimet

I pyetur nga media për atë çka pritet nga parlamenti i ri, Shefi i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Ambasadori Ettore Sequi, tha: “Mendoj se janë të njëjtat shpresa që ka gjithkush në Shqipëri. Një parlament që të punojë në mënyrë efikase, që duhet të punojë duke pasur parasysh se perspektiva evropiane e Shqipërisë është dhe duhet të jetë përparësi, një parlament ku dialogu do të mbizotërojë mbi konfrontimet, një parlament ku respekti do të mbizotërojë mbi diskutimet e nxehta dhe, mendoj, një parlament që do të jetë në gjendje të përshpejtojë procesin e integrimit evropian - një përparësi kombëtare. Për këtë na nevojiten të gjithë aktorët politikë. Por unë do të shkoja edhe më tej, e gjithë Shqipëria, e gjithë shoqëria civile, i gjithë opinioni publik, të gjitha mediat duhet të punojnë së bashku. Mendoj se kjo është një ditë shumë e rëndësishme. Mendoj se të gjithë mund të themi se sot është një ditë historike. Mendoj se është e tillë pasi ky parlament po nis me një përparësi të qartë, që është integrimi i Shqipërisë në Evropë, që shpresojmë të realizohet së shpejti.

Arvizu: Përgëzime për numrin e lartë të femrave deputete

Ambasadori amerikan në vendin tonë, Aleksandër Arvizu, pasi ndoqi seancën e parë, u shpreh se SHBA pret që në katër vitet e ardhshme të zhvillohen në parlament debate konstruktive ku në krye të axhendës të jetë integrimi i vendit. “Dëshiroj të shpreh përgëzimet më të mira në emër të SHBA 140 deputetëve të sapo zgjedhur të Kuvendit të Shqipërisë. Rreth 40% janë të rij dhe 40 % prej tyre po rikthehen. Gjithashtu shumë i kënaqur me numrin e grave të zgjedhur si deputete dhe në qeveri. Qartazi kjo është ditë për t’u festuar për popullin shqiptar. por pra ka shumë punë për tu bërë. Të gjithë do jenë këtu, presim me kënaqësi zhvillimin e debate konstruktive që do të zhvillohen për axhendën evropiane ë vendit. Sa i përket SHBA jemi të kënaqur që kemi marrëdhënie të shkëlqyera si me mazhorancën e vjetër ashtu dhe të re”, tha Arvizu. 

Qeveria e re, mbledhja e tretë në selinë e PS-së

Kryeministri Edi Rama mblodhi për herë të tretë kabinetin qeveritar. Mbledhja e zhvilluar në selinë e Partisë Socialiste zgjati vetëm 20 minuta. Udhëzimet e fundit të kreut ë Qeverisë për Ekzekutivin para seancës së parë plenare për këtë legjislaturë ishin në qendër të këtij takimi të shkurtër ku merrnin pjesë të gjithë anëtarët e kabinetit qeveritar. Kjo është mbledhja e fundit që Rama zhvillon jashtë selisë kryeministrore. Me dorëzimin në presidencë të kërkesës për mandatimin e Qeverisë së re dhe më pas votimin e saj në Kuvend do të jetë salla e madhe e Këshillit të Ministrave vendqëndrimi i radhës. Qeveria e re socialiste nën drejtimin e kryeministrit, Edi Rama, ka zhvilluar deri tani dy takime informale, në Vlorë e Shkodër, ku është diskutuar programi qeverisës, që do t'i paraqitet parlamentit. Gjatë prezantimit të emrave të ministrave të rinj, një muaj më parë, Rama tha se ekipi qeveritar në 90% të tij përbëhet nga njerëz që ulen për herë të parë në karrigen ministrore, ndërsa përfshirja e grave në qeveri është më e larta në numër në historinë e vendit.

S.Topi

Paloka nis punën me sulme mbi mazhorancën

Kreu i ri i grupit parlamentar të PD e ka nisur punën me sulme në drejtim të maxhorancës së re. Paloka përsëriti tezën “Berishiane” të  humbjes së PD-së, jo për faj të gabimeve të tyre, po për shkak të “premtimeve të Ramës”. Në një prononcim pas seancës së sotme tha se “PS është në pushtet për shkak të premtimeve spektakolare”. Paloka tha se “beteja parlamentare sapo ka filluar” dhe “ëndrrat që Rama po sheh në pushtet, shumë shpejt do t’i kthehen në makthe”.

Koalicioni i majtë, kërkesë Nishanit: Rama Kryeministër!

Aleanca për Shqipërinë Evropiane i kërkon Presidentit të Republikës të dekretojë Edi Ramën për krijimin e qeverisë së re

Suela Topi

Kërkesa zyrtare e firmosur nga tre kryetarët e partive që përbëjnë tashmë mazhorancën qeverisëse ka shkuar pasditen e djeshme në zyrën e Bujar Nishanit. “Mbështetur në nenin 96, pika 1 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, kryetari i Partisë Socialiste, Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, i janë drejtuar Presidentit Bujar Nishani me një kërkesë në emër të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Evropiane” me anë të së cilës kanë propozuar emërimin e zotit Edi Rama si Kryeministër të Republikës”, - thuhet në njoftimin e Presidencës. Kërkesa e mazhorancës qeverisëse u bë menjëherë pas mbledhjes së parë të Kuvendit të Shqipërisë për legjislaturën e re. Ndërsa më herët zyrën e Presidentit Nishani e vizitoi Sali Berisha i cili la detyrën e Kryeministrit. Në takimin mes tyre Presidenti i dalë nga radhët e së djathtës falënderoi Berishën për atë që i e cilësoi si bashkëpunim të frytshëm institucional dhe njerëzor. Nishani vlerësoi rolin politik dhe kontributin personal të zotit Berisha dhe të Qeverive që ka kryesuar në ndërmarrjen e reformave institucionale, politike dhe ekonomike. Në arritje të tilla si anëtarësimi i vendit në NATO, pavarësinë e Kosovës dhe shtimin e njohjeve të saj, liberalizimin e vizave dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë, realizimin e projektit TAP, investimet në infrastrukturë, etj, sipas Presidentit Nishani roli dhe kontributi institucional dhe personal i Kryeministrit dhe politikanit Berisha kanë qenë domethënës. Ndërsa kryeministri në largim ka zgjedhur të mos flasë publikisht pas takimit duke komentuar dorëheqjen e tij vetëm nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook. Sipas tij, dorëheqja është në respekt të Kushtetutës dhe ligjeve dhe vjen në përfundim të një mandati 4-vjeçar. “Të dashur miq, sot pasdite në respekt të plotë të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, mbas formimit të një mazhorance të re nga rezultati i zgjedhjeve të 23 qershorit dhe në përfundim të mandatit 4 vjeçar shtator 2009 - shtator 2013, i paraqita Presidentit të Republikës z. Bujar Nishani dorëheqjen time dhe të Këshillit të Ministrave që unë kam drejtuar gjatë këtij mandati”, - ka shkruar ai. Ndërsa ka falënderuar Nishanin për atë që ai e ka cilësuar si bashkëpunim të shkëlqyer mes tyre. Kryeministri në largim ka ironizuar dhe firmosjen e Kodit të Etikës nga qeveria e re. Berisha dha dorëheqjen nga detyra pas një periudhe 8-vjeçare, ndërsa do të mbajë postin deri në momentin e mandatimit të kryeministrit të ri të vendit nga Presidenti Nishani. Dorëheqja e zotit Berisha i hap formalisht rrugën krijimit të Qeverisë së re. Në nenin 96 të Kushtetutës, thuhet se Presidenti i Republikës, në fillim të legjislaturës, si dhe kur vendi i Kryeministrit mbetet vakant, emëron Kryeministrin me propozim të partisë ose koalicionit të partive, që ka shumicën e vendeve në Kuvend. Nishani, u shpreh para pak ditësh gjatë një emisioni televiziv se “me të ardhur propozimi brenda datës 10 shtator mund të dekretohet kryeministri i ri”.-Kuvendi çeli dje punimet e Legjislaturës së 8-të në një seancë që në bazë të Rregullores u drejtua nga deputeti më i vjetër në moshë, zoti Namik Dokle. Presidenti i Republikës Bujar Nishani, përfaqësues të trupit diplomatik, të komuniteteve fetare, si dhe nga drejtues të institucioneve të rëndësishme ndërkombëtare që veprojnë në Shqipëri dhe shumë të ftuar nga PS-ja si kandidatë për deputetë dhe kryetarë të degëve të PS-së ndoqën seancën, ndërkohë të pranishëm ishin edhe familjarët e viktimave të 21 janarit. Gjithçka ishte përgatitur me kujdes nga Protokolli i Shtetit, të cilët ishin munduar që të mos mungonte asgjë për pritjen e kryeministrit të ri. Edhe administrata e Kuvendit ishte në detyrë duke u përkujdesur që të mbërrite rreth 30 minuta më herët. Për çdo të papritur ishin gati edhe stafi ndihmës i kryeministrit Edi Rama, duke filluar nga fotografët. Të parët që mbërritën ishin deputetët e majtë dhe ata të Lëvizjes Socialiste për Integrim, ndërsa të djathtët erdhën më të veçuar. Në orën 17:57, në Kuvend  ka mbërritur edhe kryeministri i Shqipërisë për katër vitet e ardhshme. Rama, ndryshe nga Berisha që shoqërohej me eskortë gjer në hyrjen nga pjesa e pasme e godinës, zgjodhi që të zbresë nga makina tek trau i Gardës në hyrje të Kuvendit. I shoqëruar nga ministrat e tij, Mimi Kodheli, Milena Harito, Saimir Tahiri dhe i shoqëruar edhe nga deputeti i Librazhdit Taulant Balla që pritet të jetë sërish Sekretar  i grupit parlamentar, iu drejtua shkallëve të Kuvendit. Bashkë me Kryetarin e grupit parlamentar Gramoz Ruçi që po e priste te shkallët, kryeministri Edi Rama ngjiti shkallët nën nderimin e truprojave të nderit. Kreu i ri i qeverisë u ul në radhën e tretë në sallën ku u zhvillua seanca plenare. Pak minuta më pas në 18:05 mbërrin në Kuvend dhe Kryeparlamentarja Jozefina Topalli dhe Ridvan Bode, ndërsa ish-nënkryetari i PD-së, Astrit Patozi  preferoi që të mbërrinte më herët në Kuvend.  Nuk do të vononte as kryeministri Berisha dhe Presidenti Bujar Nishani të cilët do të vinin të shoqëruar me eskortën e makinave  për të hyrë nga dera tjetër e Kuvendit. Berisha, Topalli dhe Bode do të uleshin sëbashku në të njëjtën radhë. Ndërsa kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, edhe pse sot pritet që të marrë drejtimin e Kuvendit, preferoi që të qëndronte sëbashku me grupin e tij parlamentar në radhët e fundit të sallës.

Seanca       

“Më nderin që më ofron mosha dhe përvoja shumëvjeçare, kam kënaqësinë të deklaroj të hapur mbledhjen e parë të legjislaturës së VIII- të Kuvendit të Shqipërisë”, më këto fjalë të deputetit Namik Dokle u çel seanca e parë e legjislaturës së VIII-të të Kuvendit të Shqipërisë në orën 16:09, pas ekzekutimit të himnit kombëtar, ku të gjithë deputetët qëndruan në këmbë në seancën e cila zgjati vetëm 15 minuta. "Kjo legjislaturë nga të rrallat që nis pa bojkot, kjo falë forcave politike këtu, e mbi të gjitha falë popullit shqiptar, që larg zhurmave vendosi me votën e tij të ndryshojë ritmin drejt BE. Vendosi ta bëjë më të mençur, më të shpejtë. Na dha mesazh kundër politikave arrogante dhe plaçkitëse'', nisi fjalën e tij Namik Dokle. Pas fjalës përshëndetëse, ku ndër të tjera u uroi punë të mbarë të gjithë deputetëve, veçanërisht të zgjedhurve për herë të parë, zoti Dokle njoftoi ngritjen e Sekretarisë së Përkohshme, e cila përbëhet nga tre deputetët më të rinj të Kuvendit, që sipas listës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë zoti Ylli Shehu dhe zonjat Klajda Gjosha e Olta Xhaçka. Kjo sekretari do të funksionojë deri në zgjedhjen e Byrosë Parlamentare. Më pas, Kuvendi ngriti edhe Komisionin e Përkohshëm të Verifikimit të Mandateve sipas propozimeve të krerëve të grupeve parlamentare. Gramoz Ruçi propozoi  katër anëtarët e së majtës: Armando Subashi, Vexhi Muçmata, Ermonela Felaj dhe Besnik Bare.Edi Paloka propozoi deputetët e rinj, Voltana Ademi, Oerd Bylykbashi, Arben Ristani dhe Gerti Bogdani. Petrit Vasili propozoi deputetin e Gjirokastrës, Vangjel Tavon. Gjatë mbledhjes, kryesocialisti Edi Rama është parë duke biseduar me kreun e grupit parlament Gramoz Ruçi, ndërsa në krahun tjetër të sallës, kryeministri në ikje ka shmangur totalisht vëmendjen nga mbledhja duke u fokusuar në tabletën e tij elektronike në të cilën kishte postuar foton e tij si kryeministër dhe po lexonte komentet e ndjekësve të tij në Facebook. Ajo që  ra në sy, ishte mospërdorimi i kompjuterëve nga Kryeministri Berisha, ndonëse kishte në krah ish-kryeparlamentaren Jozefina Topalli. I vetmi që ka nxituar të përdorë internetin ka qenë ish-ministri i Inovacionit, Genc Pollo. Punimet e seancës u mbyllën rreth orës 18:20 për të vijuar sot në orën 10:00 me betimin e deputetëve dhe zgjedhjen e Ilir Metës si kryetar i Parlamentit.

Të ftuar nderi, familjarët e viktimave të 21 janarit

Për të nënkuptuar se socialistët nuk e harrojnë  23 janarin, të ftuar nderi në nisjen e punimeve të seancës parlamentare, kanë qenë dhe familjarët e katër viktimave që u vranë nga Garda në demonstratën antiqeveritare dy vite e gjysmë më parë. Në lozhën e Kuvendit ishin të ftuar përfaqësues nga familja e Hekuran Dedës, Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Aleks Nikës. Në lozhë kanë qenë nëna dhe vëllai i Hekuran Dedës, fëmijët e Ziver Veizit (Ana dhe Klajdi), djali i Faik Myrtajt, xhaxhai i Aleks Nikës. Protokolli i Partisë Socialiste është treguar fort i kujdesshëm dhe ka ndjekur hap pas hapi akomodimin e tyre. 1. Alma Rredhi – e shoqja e Ziver Veizit; 2. Klajdi Veizi – djali; 3. Ana Veizi –vajza; 4. Mamude Myrtaj – ë shoqja e Faik Myrtaj; 5. Renato Myrtaj – djali; 6. Isuf Myrtaj – kushëri;7. Dude Deda – e ëma e Hekuran Dedës; 8. Zabit Deda – vëllai;9. Ilmi Deda – vëllai; 10. Mark Nika– xhaxhai i Aleks Nikës;11. Rajmonda Nika – e shoqja e Aleksit;12. Adela Nika – motra e Aleksit.

Sekui: Të mbizotërojë dialogu mbi konfrontimet

I pyetur nga media për atë çka pritet nga parlamenti i ri, Shefi i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Ambasadori Ettore Sequi, tha: “Mendoj se janë të njëjtat shpresa që ka gjithkush në Shqipëri. Një parlament që të punojë në mënyrë efikase, që duhet të punojë duke pasur parasysh se perspektiva evropiane e Shqipërisë është dhe duhet të jetë përparësi, një parlament ku dialogu do të mbizotërojë mbi konfrontimet, një parlament ku respekti do të mbizotërojë mbi diskutimet e nxehta dhe, mendoj, një parlament që do të jetë në gjendje të përshpejtojë procesin e integrimit evropian - një përparësi kombëtare. Për këtë na nevojiten të gjithë aktorët politikë. Por unë do të shkoja edhe më tej, e gjithë Shqipëria, e gjithë shoqëria civile, i gjithë opinioni publik, të gjitha mediat duhet të punojnë së bashku. Mendoj se kjo është një ditë shumë e rëndësishme. Mendoj se të gjithë mund të themi se sot është një ditë historike. Mendoj se është e tillë pasi ky parlament po nis me një përparësi të qartë, që është integrimi i Shqipërisë në Evropë, që shpresojmë të realizohet së shpejti.

Arvizu: Përgëzime për numrin e lartë të femrave deputete

Ambasadori amerikan në vendin tonë, Aleksandër Arvizu, pasi ndoqi seancën e parë, u shpreh se SHBA pret që në katër vitet e ardhshme të zhvillohen në parlament debate konstruktive ku në krye të axhendës të jetë integrimi i vendit. “Dëshiroj të shpreh përgëzimet më të mira në emër të SHBA 140 deputetëve të sapo zgjedhur të Kuvendit të Shqipërisë. Rreth 40% janë të rij dhe 40 % prej tyre po rikthehen. Gjithashtu shumë i kënaqur me numrin e grave të zgjedhur si deputete dhe në qeveri. Qartazi kjo është ditë për t’u festuar për popullin shqiptar. por pra ka shumë punë për tu bërë. Të gjithë do jenë këtu, presim me kënaqësi zhvillimin e debate konstruktive që do të zhvillohen për axhendën evropiane ë vendit. Sa i përket SHBA jemi të kënaqur që kemi marrëdhënie të shkëlqyera si me mazhorancën e vjetër ashtu dhe të re”, tha Arvizu. 

Qeveria e re, mbledhja e tretë në selinë e PS-së

Kryeministri Edi Rama mblodhi për herë të tretë kabinetin qeveritar. Mbledhja e zhvilluar në selinë e Partisë Socialiste zgjati vetëm 20 minuta. Udhëzimet e fundit të kreut ë Qeverisë për Ekzekutivin para seancës së parë plenare për këtë legjislaturë ishin në qendër të këtij takimi të shkurtër ku merrnin pjesë të gjithë anëtarët e kabinetit qeveritar. Kjo është mbledhja e fundit që Rama zhvillon jashtë selisë kryeministrore. Me dorëzimin në presidencë të kërkesës për mandatimin e Qeverisë së re dhe më pas votimin e saj në Kuvend do të jetë salla e madhe e Këshillit të Ministrave vendqëndrimi i radhës. Qeveria e re socialiste nën drejtimin e kryeministrit, Edi Rama, ka zhvilluar deri tani dy takime informale, në Vlorë e Shkodër, ku është diskutuar programi qeverisës, që do t'i paraqitet parlamentit. Gjatë prezantimit të emrave të ministrave të rinj, një muaj më parë, Rama tha se ekipi qeveritar në 90% të tij përbëhet nga njerëz që ulen për herë të parë në karrigen ministrore, ndërsa përfshirja e grave në qeveri është më e larta në numër në historinë e vendit.

S.Topi

Paloka nis punën me sulme mbi mazhorancën

Kreu i ri i grupit parlamentar të PD e ka nisur punën me sulme në drejtim të maxhorancës së re. Paloka përsëriti tezën “Berishiane” të  humbjes së PD-së, jo për faj të gabimeve të tyre, po për shkak të “premtimeve të Ramës”. Në një prononcim pas seancës së sotme tha se “PS është në pushtet për shkak të premtimeve spektakolare”. Paloka tha se “beteja parlamentare sapo ka filluar” dhe “ëndrrat që Rama po sheh në pushtet, shumë shpejt do t’i kthehen në makthe”.

Koalicioni i majtë, kërkesë Nishanit: Rama Kryeministër!

Aleanca për Shqipërinë Evropiane i kërkon Presidentit të Republikës të dekretojë Edi Ramën për krijimin e qeverisë së re

Suela Topi

Kërkesa zyrtare e firmosur nga tre kryetarët e partive që përbëjnë tashmë mazhorancën qeverisëse ka shkuar pasditen e djeshme në zyrën e Bujar Nishanit. “Mbështetur në nenin 96, pika 1 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, kryetari i Partisë Socialiste, Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, i janë drejtuar Presidentit Bujar Nishani me një kërkesë në emër të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Evropiane” me anë të së cilës kanë propozuar emërimin e zotit Edi Rama si Kryeministër të Republikës”, - thuhet në njoftimin e Presidencës. Kërkesa e mazhorancës qeverisëse u bë menjëherë pas mbledhjes së parë të Kuvendit të Shqipërisë për legjislaturën e re. Ndërsa më herët zyrën e Presidentit Nishani e vizitoi Sali Berisha i cili la detyrën e Kryeministrit. Në takimin mes tyre Presidenti i dalë nga radhët e së djathtës falënderoi Berishën për atë që i e cilësoi si bashkëpunim të frytshëm institucional dhe njerëzor. Nishani vlerësoi rolin politik dhe kontributin personal të zotit Berisha dhe të Qeverive që ka kryesuar në ndërmarrjen e reformave institucionale, politike dhe ekonomike. Në arritje të tilla si anëtarësimi i vendit në NATO, pavarësinë e Kosovës dhe shtimin e njohjeve të saj, liberalizimin e vizave dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë, realizimin e projektit TAP, investimet në infrastrukturë, etj, sipas Presidentit Nishani roli dhe kontributi institucional dhe personal i Kryeministrit dhe politikanit Berisha kanë qenë domethënës. Ndërsa kryeministri në largim ka zgjedhur të mos flasë publikisht pas takimit duke komentuar dorëheqjen e tij vetëm nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook. Sipas tij, dorëheqja është në respekt të Kushtetutës dhe ligjeve dhe vjen në përfundim të një mandati 4-vjeçar. “Të dashur miq, sot pasdite në respekt të plotë të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, mbas formimit të një mazhorance të re nga rezultati i zgjedhjeve të 23 qershorit dhe në përfundim të mandatit 4 vjeçar shtator 2009 - shtator 2013, i paraqita Presidentit të Republikës z. Bujar Nishani dorëheqjen time dhe të Këshillit të Ministrave që unë kam drejtuar gjatë këtij mandati”, - ka shkruar ai. Ndërsa ka falënderuar Nishanin për atë që ai e ka cilësuar si bashkëpunim të shkëlqyer mes tyre. Kryeministri në largim ka ironizuar dhe firmosjen e Kodit të Etikës nga qeveria e re. Berisha dha dorëheqjen nga detyra pas një periudhe 8-vjeçare, ndërsa do të mbajë postin deri në momentin e mandatimit të kryeministrit të ri të vendit nga Presidenti Nishani. Dorëheqja e zotit Berisha i hap formalisht rrugën krijimit të Qeverisë së re. Në nenin 96 të Kushtetutës, thuhet se Presidenti i Republikës, në fillim të legjislaturës, si dhe kur vendi i Kryeministrit mbetet vakant, emëron Kryeministrin me propozim të partisë ose koalicionit të partive, që ka shumicën e vendeve në Kuvend. Nishani, u shpreh para pak ditësh gjatë një emisioni televiziv se “me të ardhur propozimi brenda datës 10 shtator mund të dekretohet kryeministri i ri”.

 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.