Qeveria akordon 32 milionë lekë për kurimin e Shpëtim Saraçit

Qeveria ka vendosur dje të akordojë një fond prej 3.287.000 lekësh për mbulimin e pjesshëm të kurimit të kompozitorit të njohur shqiptar, Shpëtim Saraçi. “Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit. Pagesa të bëhet me paraqitjen e faturave origjinale të institucionit të kurimit.”- thuhet në njoftimin e qeverisë. Kompozitori Shpëtim Saraçi është dërguar në Gjermani për një kurim më të specializuar, pasi pësoi goditje ishemike në tru muajin e shkuar. Ai qëndroi një javë i shtruar në Spitalin Neurologjik në Tiranë, por mjekët vendosën që ai të dërgohej për kurim jashtë vendit. Familjarët kërkuan mbështetjen e shtetit dhe me sa duket përgjigja ka qenë pozitive. Në mbledhjen e fundit të saj, qeveria ‘Berisha’ miratoi dhe një shtesë në buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë për mbulimin e pjesshëm të shpenzimeve për kurimin e kompozitorit.
MAPO
Add new comment