Arkiv-Lajme të përditësuara

Terminali i pasagjerëve, Bashkia: Javën tjetër nisin proceduat koncesionare për ndërtimin

Postuar në 02 Shtator, 2013 10:15

TIRANE- Bashkia e Tiranës dhe BERZH javën e ardhshme nisin procedurat koncesionare, për ndërtimin e terminalit multimodal të pasagjerëve. Lajmin e ben me dije vete bashkia e kryeqytetit permes nje njoftimi per mediat.

Sipas saj, studimi i fizibilitetit për terminalin e ri të pasagjerëve në Tiranë u hartua nga kompania italiane “Ital – Ferr”, me një fond prej 500 mijë eurosh, të akorduar nga BERZH.

Dekretimi i qeverisë “Rama”, Nishani: Do të respektoj Kushtetutën

Postuar në 02 Shtator, 2013 10:14

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani deklaroi ditën e sotme se ai do të respektojë Kushtetutën për dekretimin e qeverisë së re. 

Këtë deklaratë, kreu i shtetit e bëri nga Vlora, ku mori pjesë në stërvitjen e përbashkët ushtarake mes trupave britanike dhe atyre shqiptare. 

Qeveria e re pritet që të nisë punën zyrtarisht më 12 shtator, ndërsa Nishani do ta dekretojë atë brenda 24-orëve kur të mblidhet parlamenti i ri. 

Duke folur për Sirinë, kreu i shtetit theksoi se ai vend mbetet një sfidë e përbashkët që duhet të përballohet nga të gjithë vendet aleate. 

FMN: Ekonomia e Rajonit në ngritje, Shqipëria stabël

Postuar në 02 Shtator, 2013 10:13

Sipas të dhënave të Fondit Monetar dhe EUROSTAT-it, Maqedonia, Serbia, Turqia, Kosova dhe Shqipëria kanë qëndruar në terrenin pozitiv të rritjes, ndërsa vendet e BE-së, si Greqia, Italia dhe Kroacia janë me rënie. Shqipëria paraqitet stabël, pa provuar asnjëherë recensionin

 

 

Rama mbledh sot qeverinë në Shkodër

Postuar në 02 Shtator, 2013 10:12

Kryeministri i ardhshëm, Edi Rama do të zhvillojë ditën e sotme mbledhjen e dytë informale të kabinetit të tij qeverisës në qytetin e Shkodrës.

Takimi pritet të nisë rreth orës 16:00 dhe do të mbahet në hotel “Colosseu”, në qendër të qytetit të Shkodrës.

Kabineti i ri pritet të diskutojë lidhur me strategjinë dhe strukturën e secilës ministri si dhe të miratojë programin qeverisës PS-LSI për 300 ditët e para.

E hënë e përgjakshme në vend, tre të vdekur, një i plagosur

Postuar në 02 Shtator, 2013 10:11

Pas ekzekutimit në Fushë-Krujë të një ish-të dënuari, një tjetër vrasje ka tronditur qarkun e Durrësit këtë fillim shtatori. 

Nje biznesmen ndertimi i identifikuar si shtetasi Plarent Cani eshte vrare rreth ores 08.30 te mengjesit te se henes ne sektorin “Teuta” te plazhit te Durresit. Viktima ishte pronar i kompanise “Cani Construction” sh.p.k dhe ka qene duke pire kafen e mengjesit ne nje lokal prane objektit qe po nderton kompania e tij. 

Ligjvënësit të përçarë lidhur me Sirinë. Obama takon sot anëtarët e Kongresit

Postuar në 02 Shtator, 2013 04:52

Presidenti amerikan Barak Obama do të takohet sot në Shtëpinë e Bardhë me anëtarë të Kongresit për të paraqitur argumentat e tij për sulm ushtarak kundër Sirisë. 

Obama tha se do të presë për miratim nga Kongresi para se të merret vendimi përfundimtar. 

Një zë i fuqishëm për veprim kundër Sirisë, Senatori republikan John McCain tha për rrjetin CBS dje se goditja vetëm me disa raketa është thjesht një gjest simbolik. Ai tha se Presidenti duhet të hartojë një plan për Sirinë që përfshin një kërcënim për të çliruar vendin nga Bashar al-Assadi.

Durrës, ekzekutohet me plumb në kokë biznesmeni

Postuar në 02 Shtator, 2013 04:50

Një ekzekutim me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e plazhit në Durrës, ku një biznesmen ka mbetur i vrarë. Policia bën të ditur se viktima është biznesmeni i ndërtimit Plaurent Cani.

Vrasja ndodhi rreth orës 07:30 minuta dhe sipas policisë dy persona me motor kanë qëlluar në drejtim të 40-vjeçarit, në vendin e njohur si "Rrota  Kuqe".

 Mësohet nga dëshmitarët se persona ishin të maskuar dhe kanë qëlluar me armë zjarri tip pistoletë biznesmenin teksa po pinte kafe me punonjësit e tij, në një lokal pranë vendit ku po ndërtonte një pallat në zonën e plazhit.

Shqipëria, çdo shtatë orë një vjedhje banese, çdo 72 orë një vrasje

Postuar në 02 Shtator, 2013 04:49

Një raport i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim vëren një situatë problematike në lidhje me krimet kundër personit dhe pasurisë në Shqipëri.

Sipas raportit që analizon situatën e kriminalitetit në vitin 2012 në Shqipëri, problemet kryesore kanë të bëjnë me numrin e lartë të vrasjeve dhe me shpeshtësinë e vjedhjeve ndaj banesave, makinave dhe bizneseve.

Studimi i publikuar nga e përditshmja Panorama u referohet të dhënave zyrtare të marra nga Policia e Shtetit në përfundim të vitit 2012 dhe thekson se krimi që ndodh më shpesh në Shqipëri është vjedhja e banesave.

Pronat e lëna peng në bankë, në ankand me gjysmën e vlerës

Postuar në 02 Shtator, 2013 04:48

Tiranë- Nga dje, hyn në fuqi një prej reformave më të rëndësishme të drejtësisë civile, ku përfitues do të jenë qindra qytetarë dhe bankat që nuk arrijnë të mbledhin kreditë e këqija. Thjeshtimi i procedurave për disa shërbime që deri dje kryheshin në gjykatë, sipas ndryshimeve të fundit në Kodin Civil dhe atë të Procedurës Civile, tashmë do të kryhen nga noterët, duke shkurtuar kështu kohën e pritjes në dyert e gjykatave për qytetarët.

Karburantet Monopol dhe leverdi me tenderët e shtetit

Postuar në 02 Shtator, 2013 04:47

Fitojnë po “ato”, me marzhe 6-7 herë më shumë se sa e shesin në treg. Kush e bën ligjin!

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">

Me marzhe fitimi 19 dhe 20 lekë, kompanitë dalin me super leverdi nga një shtet i zhytur në krizë

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara