Dekretimi i qeverisë “Rama”, Nishani: Do të respektoj Kushtetutën

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani deklaroi ditën e sotme se ai do të respektojë Kushtetutën për dekretimin e qeverisë së re.
Këtë deklaratë, kreu i shtetit e bëri nga Vlora, ku mori pjesë në stërvitjen e përbashkët ushtarake mes trupave britanike dhe atyre shqiptare.
Qeveria e re pritet që të nisë punën zyrtarisht më 12 shtator, ndërsa Nishani do ta dekretojë atë brenda 24-orëve kur të mblidhet parlamenti i ri.
Duke folur për Sirinë, kreu i shtetit theksoi se ai vend mbetet një sfidë e përbashkët që duhet të përballohet nga të gjithë vendet aleate.
Stërvitja e përbashkët ushtarake Shqipëri-Britani “Albania Lion 2013” zhvillohet në Pashaliman. Në stërvitje kanë marrë pjesë edhe ministrja e ardhshme e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe ministri i FSK-së Agim Çeku.
SHEKULLI

Add new comment