Rama mbledh sot qeverinë në Shkodër

Kryeministri i ardhshëm, Edi Rama do të zhvillojë ditën e sotme mbledhjen e dytë informale të kabinetit të tij qeverisës në qytetin e Shkodrës.
Takimi pritet të nisë rreth orës 16:00 dhe do të mbahet në hotel “Colosseu”, në qendër të qytetit të Shkodrës.
Kabineti i ri pritet të diskutojë lidhur me strategjinë dhe strukturën e secilës ministri si dhe të miratojë programin qeverisës PS-LSI për 300 ditët e para.
Mbledhjen e parë informale kabineti Rama e zhvilloi në qytetin e Vlorës, aty ku kryesocialisti u zgjodh si deputet për herë të parë. Ndërkohë, kuvendi mblidhet më 9 shtator ndërsa qeveria e majtë pritet të dekretohet më 12 shtator.
SHQIP

Add new comment