Arkiv-Lajme të përditësuara
Opozita siriane, e pakënaqur me Obamëno
Vendimi i presidentit amerikan Barak Obama për të pritur autorizimin e Kongresit para se të sulmojë Sirinë nuk ka kënaqur grupet opozitare siriane.
Zëdhënësi i Koalicionit Kombëtar Sirian, Louay Safi, tha se ky vendim tregoi “dështim lidershipi” nga ana e SHBA-së dhe se “inkurajon forcat e presidentit Assad”.
Pak pas përfundimit të fjalimit të presidentit amerikan Barak Obama, ushtria siriane nisi të godasë zonat e kontrolluara nga kryengritësit në Damask.
Aksidentimi i 2 vjeçarit rom, AP: Zgjidhje për familjet pa strehë
TIRANE- Avokati i Popullit, duke reaguar pas lajmit per aksidentimin enje femije 2 vjecar rom, pjese e familjeve te mbetura pa strehe, i ben hirrje autoriteteve përkatëse të marrin masa urgjente për të gjetur një zgjidhje perfundimtare për këto familje rome.
Xhelali: Stadiumi është i imi, ndeshja s'luhet
Kryetari i bashkisë së Kamzës, Xhelal Ziu, i njohur për emërtimet butaforike të rrugëve e shesheve, dhe për ca sms plot kolorit dërguar një ish punonjëseje të stafit bashkiak, do të njihet edhe për një episode të tretë: Nuk ka lejuar skuadrën e qytezës, me të njëjtin emër, të luajë në stadium ndeshjen e kampionatit sot me Luftëtarin e Gjirokastrës.
At Nikolla Marku letër Patriarkanës së Stambollit : Janullatos punon për aneksimin e Shqipërisë nga Greqia
At Nikolla Marku ka akuzuar kryepeshkopin Janullatos se e ka kthyer Kishën Ortodokse shqiptare në shtojcë të asaj greke. Sipas tij, Janullatos lufton dhe punon për aneksimin e Shqipërisë nga Greqia. Përmes një letre të hapur dërguar Patriarkanës së Stambollit në lidhje me incidentin e Përmetit, Marku ka akuzuar Janullatosin se po shkel vendimin “Tomas” të vitit 1936, që njeh pavarësinë e Kishës Autoqefale Shqiptare.
FOTO LAJM/ “Atë që i ka bërë Berisha Krujës, nuk ia ka bërë as Perandoria Osmane”
Vetëm pak ditë më parë, kryeministri Berisha i ka bërë dhuratë një pyll në Krujë kompanisë Shpresa-Al, kliente e kontabilistes Shpresa Breçani, e afërme e familjes Berisha.
Vendimi ka qenë në vazhdën e katastrofës ekologjike që ka shkaktuar Berisha gjatë këtyre viteve në Krujë dhe Fushë Krujë, me kompanitë e çimentos, të cilat pothuajse e kanë shkatërruar komplet zonën.
Obama: Siria një kërcënim. Duhet të sulmojmë
Presidenti amerikan Barack Obama deklaroi se është gati të japë urdhrin për ndërhyrje ushtarake në Siri ndoshta dhe javën që vjen me pretendimin se e ka autoritetin për ta bërë një gjë të tillë.
Por për një sulm mbi Damaskun, shefi i Shtëpisë së Bardhë do të kërkojë më parë autorizimin e Kongresit. Nga “Kopshti i Trëndafilave”, Obama siguroi edhe një herë se trupat amerikane nuk do të shkelin në Siri. Pas “Jo-së” britanike për pjesëmarrje në mësymje, hipoteza e një aksioni të kufizuar bëhet kështu gjithmonë e më konkrete.
Thaçi: PDK-ja fiton edhe pa Krasniqin
PRISHTINE- Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaçi ka deklaruar se me vendimin e KQZ per logon e fletëvotimeve duhet të pajtohen edhe serbët e veriut.
Sipas tij, ata duhet të integrohen në shoqërinë kosovare dhe duhet të jenë pjesë e zgjedhjeve në vendin ku edhe jetojnë, transmeton KTV.
Thaçi, i cili njëherësh është edhe kryetar i PDK-së, tha se nuk mërzitet shumë për zhvillimet e fundit në Malishevë dhe në Drenas, ngaqe beson se edhe pa Jakup Krasniqin do të fitojë PDK-ja.
Thaçi i ka bërë këto komente gjatë përurimit të një rruge të fshatit Drobesh në Viti.
Berisha OKB-së: Tejkaloni Këshillin e Sigurimit, ndërhyni kundër regjimit të Assadit
Kryeministri në detyrë, Sali Berisha ka përforcuar qëndrimin e tij pro ndërhyrjes ushtarake në Siri. Ai në një postim në FB ka shkruar se krimet e kryera nga regjimi diktatorial i Assadit duhet të ndëshkohen, përndryshe Këshilli i Sigurimit dhe OKB-ja kthehen në mburojë të regjimit.
Shtohen frikshëm rastet e helmimit, shteti asnjë kontroll mbi ushqimin
Duhet te jete lodhur ndërsa gatoi për rreth 300 dasmorë. Por rrezikon burgun. Kuzhinieri B.M u shpall fajtori i helmimit të 250 personave në Gorishiovë të Fierit. Ai është bartës i virusit të Salmonelës. Ndaj tij ka nisur edhe procedimi penal. Rezultuan të sakta dyshimet e specialistëve të DSHP në Fier për shkakun e helmimit të dasmorëve në Gorishovë. Kuzhinieri i dasmës sipas analizave është bartës i virusit Salmonela .
Mima:Ekspertët kërkuan nga Rama rritje të ekonomisë, jo taksave
Konferenca dy ditore e Partisë Socialiste “Shqipëria e Gjeneratës Tjetër” është vënë sërish në “shënjestër” të qeverisë në largim. Ministri i Ekonomisë ende në detyrë Florion Mima, përmes një deklarate për mediat, ka theksuar se kryesocialisti Edi Rama duhet ti kushtojë rëndësi porosive të lëna unison nga ekspertët e huaj.