Policia Bashkiake largon tregtarët e biçikletave

Policia Bashkiake ka zhvilluar një tjetër aksion për lirimin e hapësirave publike në kryeqytet. Këtë radhë policët bashkiake jane rikthyer në rrugën 'Qemal Stafa', prane Pazarit të Ri, ku kanë larguar të gjithë biçikletat apo sendet e vjetra që shiteshin në një treg të improvizuar duke zënë trotuaret në të dy anët rrugës.
Tregtaret ishin njoftuar me pare ndaj disa prej tyre, te cilet nuk i kishin hequr objektet jane gjobitur dhe u eshte sekuestruar malli. Sipas kreut te Policise Bashkiake zotit Vullnet Topalli asnje tregtar nuk do te rikthehet serish ne rruget ku tashme jane liruar hapesirat publike.
Hapesirat publike jane ne monitorim te vazhdueshem nga Policia Bashkiake.
Top Channel
Add new comment