Berisha OKB-së: Tejkaloni Këshillin e Sigurimit, ndërhyni kundër regjimit të Assadit

Postuar në 31 Gusht, 2013 09:32

Kryeministri në detyrë, Sali Berisha ka përforcuar qëndrimin e tij pro ndërhyrjes ushtarake në Siri. Ai në një postim në FB ka shkruar se krimet e kryera nga regjimi diktatorial i Assadit duhet të ndëshkohen, përndryshe Këshilli i Sigurimit dhe OKB-ja kthehen në mburojë të regjimit.

“Të dashur miq, deri sa të përdoret veto në Këshillin e Sigurimit për të mbrojtur regjime kasapesh ndaj kombeve të tyre, rruga e vetme për të mbrojtur OKB-në dhe Kartën e saj universale është tejkalimi i vetos së KS-së, ndëshkimi shembullor i atyre që kryejnë krime kundër njerëzimit, gjenocide me armë të shfarosjes në mase apo mjete të tjera. Siç faktojnë prova shumë të qarta, diktatori sirian al-Asad, ka përdorur gazin nervin dhe ka helmuar për vdekje mbi 1400 fëmije, gra, burra, civile të pambrojtur në lagjet e Damaskut. Në mungesë të ndëshkimit të tij, OKB-ja me Këshillin e Sigurimit të saj do të shndërrohej në mburojë botërore të regjimeve mizore diktatoriale.

Në vijim, Berisha shprehet se SHBA-të duhet të tregohen të vendosura dhe t’i japin ndëshkimin e merituar “Sadamit të ri”, siç e cilësoi ai Assadin.

Prandaj ne besojmë se SHBA-të, si vendi me përgjegjësi kryesore për paqen dhe sigurinë në botë, por edhe vendet e tjera të lira, kanë të drejtë dhe duhet të vendosin vlerat universale të mishëruara në Kushtetutat e tyre dhe Kartën universale të OKB-së mbi veton arbitrare të KS-së dhe t'i japin vendosmërisht ndëshkimin e merituar regjimit të Sadamit të ri që përdori gazin kundër qytetarëve të vet.”

 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.