Arkiv-Lajme të përditësuara

Shitjet e fundit të qeverisë, konvikti i Gjuhëve të Huaja i jepet universitetit privat

Postuar në 29 Gusht, 2013 11:03

Në ditët e fundit në detyrë Qeveria në ikje është përfshirë në një aksion masiv të shitjes dhe transferimit të pronës publike.

Burime konfidenciale thanë për Top Channel se ministri në ikje i Ekonomisë Florjon Mima ka firmosur të enjten privatizimin e disa pronave njëherësh që nisin me konviktin e Shkollës së Mesme të Gjuhëve të Huaja. Një proces i shumëdebatuar që ka nisur kohë më parë kur një biznes privat në fushën e arsimit i kërkoi Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Ekonomisë marrjen e kësaj prone me qira.

Vjedhja nga pikat e karburanteve, vetëm Berisha nuk e dinte!

Postuar në 29 Gusht, 2013 11:01

Pas 8 vitesh në pushtet, kryeministri në ikje, Sali Berisha, ka mësuar se pikat e karburantit vjedhin në peshë gjatë furnizimit të automjeteve!

Ai ka reaguar për herë të parë ndaj këtij fenomeni në mbledhjen e parafundit të qeverisë, duke kërkuar publikimin e emrave të kompanive që abuzojnë.

Toptani në kërkim të SHQUP-it

Postuar në 29 Gusht, 2013 10:58

Pavarësisht se godina e SHQUP-it është e ligjëruar si godina e re Partisë Demokratike dhe në oborrin e saj tashme valëvitet krahas flamurit të NATO-s dhe BE-së edhe ai i kësaj force politike, Eduard Toptani, njëri prej dy pronarëve të truallit ku është ngritur kjo godinë, vazhdon të kërkojë pronën e tij. 

Arvizu takohet me ministrin e ardhshëm të energjitikës

Postuar në 29 Gusht, 2013 07:28

TIRANE- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu ka mbërritur rreth orës 11:00 në selinë e Partisë Socialiste. 

Arvizuu takuat me ministrin e ardhshëm të Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri.
 
Takimi zgjati rreth 60 minuta, ndersa asnjeri prej tyre nuk beri komente ne fund te takimit.

Ambasadori ishte i shoqëruar nga disa anëtarë të stafit të tij si dhe zëvendësi, Henry V. Jardine.

Shkelzen Maliqi, këshilltar i Ramës për Kosovën

Postuar në 29 Gusht, 2013 07:26

Kryeministri i ardhshëm, Edi Rama ka njoftuar se Shkelzen Maliqi do të jetë këshilltari i ardhshëm i tij për marrëdhëniet me Kosovën.

Në postimin në Facebook, Rama shprehet se kabineti i tij do të jetë i ndryshëm nga kryeministrat paraardhës duke sqaruar se, “numri i madh deri më sot i këshilltarëve do t'ia lërë vendin një bërthame strategjike njerëzish me cilësi të spikatura, të cilët do të luajnë rol kyç në përgatitjen e vendimmarrjes”.

Kandidatët e PS, favoritët për postet e zëvendësministrave dhe prefektëve

Postuar në 29 Gusht, 2013 07:21

Zëvendësministrat - Rreth 38 zëvendësministra pritet të bëhen së shpejti pjesë e qeverisë së re të drejtuar nga Edi Rama. Pjesa më e madhe e tyre pritet të vijë nga listat e kandidatëve të PS-së

Prefektët - Me nisjen e punës së qeverisë së re, pritet të emërohen edhe 12 prefektët e rinj në vend, të cilët janë zgjatime të drejtpërdrejta të ekzekutivit në pushtetin vendor. Këto pozicione janë të lakmueshme edhe nga aleatët

A po “sistemojnë” veten zyrtarët e lartë në kompanitë e favorizuara nga qeveria në ikje?

Postuar në 29 Gusht, 2013 07:20

Drejtorit Entit Rregullator të Energjisë,  Sokol Ramadani, ka dhënë dorëheqjen para se t’i përfundojë mandate. Dorëheqja e tij është miratuar ditën e djeshme nga ana e kryeministrit Berisha.

Mësohet se Ramadani ka vendosur që të japë dorëheqjen para ndërrimit të pushteteve, për të shkuar tek kompania “Ashta Energji”.

Gazeta “Dita” ngre pyetje se a kemi këtu një rast tipik kur kompani që kanë përftuar nga Qeveria në ikje favore në kundërshtim me ligjet dhe rregullat e konkurencës, bëhen strehë e njerëzve që nuk u ka thënë njeri ndonjëherë “puna e mbarë”?

HASANI ZËVENDËSON HAMITIN NË BIK

Postuar në 29 Gusht, 2013 07:18

Burime të Express brenda Bashkësisë Islame të Kosovës, thonë se tashmë është caktuar zëvendësuesi i Xhabir Hamitit.

Sipas këtij burimi, kryetar i këshillit të BIK prej sot është Fadil Hasani, i cili mbante postin e nënkryetarit, derisa vendin e tij e ka zënë Agim Hyseni.

Zgjedhja e tyre ka ndodhur pavarësisht faktit se në tetor kur janë zgjedhjet pos imamit mandati përfundon edhe për kryetarin dhe nënkryetarin.

Vasili: Qytetarët ndihen të kërcënuar

Postuar në 29 Gusht, 2013 07:16

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, në emër të forcës politike që përfaqëson shpreh shqetësimin për ngjarjet e fundit të ndodhura në Tiranë, ku për motive banale një person u vra dhe një vajzë mbeti e plagosur rëndë, si pasojë e një sulmi me acid. 

Vasili theksoi se qytetarët ndihen të kërcënuar dhe se kjo situatë jashtë kontrollit duhet të marrë fund menjëherë, ndërsa premtoi se Qeveria e re do të reagojë ndaj kësaj gjendjeje.

Greqi, kërkohet zbardhja e zhdukjes së 502 fëmijëve shqiptarë

Postuar në 28 Gusht, 2013 21:15

Rreth 502 fëmijë shqiptarë janë zhdukur në Athinë gjatë viteve 1998-2002. Për këtë gjë, Ministria greke e Drejtësisë ka urdhëruar që të nisë një proces hetimor. Çështja e zhdukjes së fëmijëve shqiptarë nga shoqata "Agjia Varvara", e ka ngritur në parlamentin grek, deputetja Maria Gianakou, e nxitur nga një raporti i OKB-së, që i kërkonte Athinës të bashkëpunojë me organet e Shqipërisë për të zbuluar zhdukjen e fëmijëve romë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara