Greqi, kërkohet zbardhja e zhdukjes së 502 fëmijëve shqiptarë

Rreth 502 fëmijë shqiptarë janë zhdukur në Athinë gjatë viteve 1998-2002. Për këtë gjë, Ministria greke e Drejtësisë ka urdhëruar që të nisë një proces hetimor. Çështja e zhdukjes së fëmijëve shqiptarë nga shoqata "Agjia Varvara", e ka ngritur në parlamentin grek, deputetja Maria Gianakou, e nxitur nga një raporti i OKB-së, që i kërkonte Athinës të bashkëpunojë me organet e Shqipërisë për të zbuluar zhdukjen e fëmijëve romë.
Por çështja deri tani ka mbetur në harresë. Por tashmë ministri i Drejtësisë, Harallambos Athanasiou ka premtuar se së shpejti do të ketë një informacion të gjerë për gjithë procedurën nga organet përkatëse. Skandali i zhdukjes së fëmijëve shqiptarë u zbulua nga organizata ndërkombëtare “The Swiss Terre Des Hommens” ne vitin 2003.
Të dhëna të kësaj organizatë bëjnë me dije se ekzistojnë edhe shumë raste të tjera të ngjashme në Greqi, ku në 15 vitet e fundit janë futur në mënyrë të paligjshme, mbi 3800 fëmijë shqiptarë, prej të cilëve më shumë se 1/4 nuk është gjetur kurrë.
SHEKULLI
Add new comment