Vjedhja nga pikat e karburanteve, vetëm Berisha nuk e dinte!

Postuar në 29 Gusht, 2013 11:01

Pas 8 vitesh në pushtet, kryeministri në ikje, Sali Berisha, ka mësuar se pikat e karburantit vjedhin në peshë gjatë furnizimit të automjeteve!

Ai ka reaguar për herë të parë ndaj këtij fenomeni në mbledhjen e parafundit të qeverisë, duke kërkuar publikimin e emrave të kompanive që abuzojnë.

“Zoti Mima, dëgjojmë në lajme se kontrolli i cilësisë së karburantit ka nxjerrë në pah faktin se disa nga ato stacionet e karburantit i kanë cilësitë përtokë. Por popullit i thonë se ligji nuk na i lejon që t’i bëjmë publike. Do të sjellësh me urgjencë, do të dekretojmë një akt normativ, për të hequr këtë pengesë. Çdo qytetar le ta marrë vesh se kush i bën hile dhe kush nuk i bën hile. Ai merr dhe përzien naftën me naftë pusi dhe në do t’i themi prit se e ruajmë ne sekretin. Jo, nuk do të ketë asnjë sekret”, tha Berisha në mbledhjen e qeverisë, edhe pse në fakt, Drejtoria e Metrologjisë bënte fjalë për vjedhjen në peshë.

Vjedhja nga pikat e karburantit është denoncuar me kohë. Madje, kur u emërua ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti shprehu se  për t’u punësuar në Drejtorinë e Metrologjisë, institucion që kalibron pajisjet matëse, i kishin ofruar 10 mijë euro.

Por, vetëm Berisha nuk dinte gjë për këto abuzime! Ai e ka marrë vesh këtë gjë vetëm pas 8 vitesh qeverise dhe në prag të largimit nga qeveria!

Sipas një aksioni të kryer nga Drejtoria e Metrologjisë dhe Kalibrimit ditët e fundit, rezulton se rreth 11 për qind e pikave të karburantit abuzonin me peshën.

  TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.