A po “sistemojnë” veten zyrtarët e lartë në kompanitë e favorizuara nga qeveria në ikje?

Drejtorit Entit Rregullator të Energjisë, Sokol Ramadani, ka dhënë dorëheqjen para se t’i përfundojë mandate. Dorëheqja e tij është miratuar ditën e djeshme nga ana e kryeministrit Berisha.
Mësohet se Ramadani ka vendosur që të japë dorëheqjen para ndërrimit të pushteteve, për të shkuar tek kompania “Ashta Energji”.
Gazeta “Dita” ngre pyetje se a kemi këtu një rast tipik kur kompani që kanë përftuar nga Qeveria në ikje favore në kundërshtim me ligjet dhe rregullat e konkurencës, bëhen strehë e njerëzve që nuk u ka thënë njeri ndonjëherë “puna e mbarë”?
Për më tepër, sipas gazetës, ligji e ndalon që një anëtar bordi i ERE të punojë tek kompanitë e licensuara (deri në nje vit pas mbarimit të mandatit).
Nje ekspert ligjor i fushës i pyetur nga “Dita”, shprehet në kushte anonimati:
“Dorëheqja në rrethana të tilla bëhet për të mos mbajtur përgjegjësi për çfarë zyrtari ka bërë. Vërtet në ligj parashikohet që kur i mbaron mandati një anëtari të Bordit, duhet të marrë leje në Këshillin e Ministrave për të punuar tek të licensuarit. Por kjo vlen për operatoret shtetërore, pra jo tek privatet. Kjo është skandaloze”. “Kështu si e ka nisur Doktori, duke bërë emërimet tek kompanitë private, në fillim Sahiti tek kompania çeke, Ramadani tek Ashta, do i ketë gjetur edhe ndonjë vend tjetër dy drejtuesve të tjerë, atij të KESH dhe OST tek ndonjë tjetër operator privat”./b.l
TEMA
Add new comment