Arkiv-Lajme të përditësuara
Lënia e mandateve, pritet marrëveshje në disa qarqe për gratë deputete
http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">
Neni 67 - Sipas kodit, për çdo zonë zgjedhore, të paktën 30 për qind e listës shumëemërore duhet t’i përkasë gjinisë femërore
Zbrazet arka e Ministrisë së Shëndetësisë, 3 milion dollarë tendera
Këshilli i Ministrave përmes një vendimi që mban datën 16 gusht 2013, ka lejuar Ministrinë e Shëndetësisë të zhvillojë procedurat e prokurimit, të cilat kapin vlerën e rreth 3 milionë dollarëve.
Vendimi, i cili është publikuar edhe në Fletoren Zyrtare, paraqet me detaje të gjithë tenderat që duhet të zhvillohen nga ministria në ikje, ndërkohë që ka hyrë në fuqi që në momentin e miratimit.
Vlera e tenderave kap shifrën e 276.268.529 lekëve të reja ose rreth 3 miliardë lekëve të vjetra.
Durrës, sekuestrohet 50 kg kanabis
Policia portuale ka sekuestruar 50 kilogram kanabis në portin e Durrësit. Mësohet se sasia e lëndës narkotike u gjet në një automjet i cili po imbarkohej në tragetin e linjës Durrës-Bari.
Ndërkaq policia ka ndaluar edhe drejtuesin e mjetit, ndërkohë nga hetimet paraprake mësohet se droga kishte si destinacion Italinë.
Nga ana e policisë vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në rrjetin e trafikimit të narkotikëve.
Top Channel
Deputeti i LDK i kërkon Berishës dekorimin e 13 personaliteteve
Deputeti i parlamentit të Kosovës, përfaqësues i LDK-së, Armend Zemaj i ak kërkuar kryeministrit shqiptar, Sali Berisha që të nderojë me dekorime 13 personalitete të shquara, bashkëmendimtarëve dhe bashkëpunëtorëve të ngushtë të presidentit historik të Republikës së Kosovës Ibrahim Rugova.
Zeka ëhstë takuar sot me kreun e qeverisë, i shoqëruar edhe nga drejtues të forumit rinor të LDK-së. Të rinjtë vlerësuan rolin e Berishës në lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës, ndërsa e cilësuan atë dhe Rugovën si dy liderët historik të së djathtës shqiptare.
“E bija” shqiptare e futi stilistin grek në borxhe
Një ditë pas vetëvrasjes së stilistit të mirënjohur grek, Mihalis Aslanis, i cili u gjet i vdekur në shtëpinë e tij, fakte të reja po zbulohen për zbardhjen e arsyeve të këtij akti ekstrem. 63-vjeçari la një letër përpara se të kryente vetëvrasjen, ku sqaronte se vështirësitë financiare dhe borxhet e shumta e shtynë të ndërmerrte këtë akt.
Qeveria e re, ministritë ndryshojnë edhe selitë
Me ndryshimin e strukturës së disa ministrive në qeverinë Rama,bashke më të do të ndryshojnë edhe selitë e tyre. Financat, ekonomia dhe mbrojtja do të lëvizin nga dikasterët aktuale. Ministria e Mbrojtjes do të zhvendoset tek Shkolla e Bashkuar. Ambientet, ku deri tani ka qenë dikasteri i drejtuar nga Arben Imami do të ndahet në dy ministri për shkak të hapësirës së madhe dhe mundësise që ofron, duke pasur dy hyrje. Ministria e Financave, që pritet të drejtohet nga Shkëlqim Cani dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes nga Arben Ahmetaj do të zhvendosen atje.
NATO-Siri – Lufta mund të fillojë që sot
Numërimi së prapthi për ofensivën në Siri ka filluar dhe sulmi i shumëdiskutuar mbi regjimin e Bashar al Assad-it mund të fillojë nga çasti në çast.
Borxhi vazhdon të rritet
Borxhi i Shqipërisë arriti në 871.8 miliardë lekë ose gati 8.7 miliardë dollarë në fund të gjashtëmujorit të parë.
Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë se, krahasuar me fundin e vitit të kaluar, borxhi publik u rrit në gjashtë mujorin e parë me rreth 43.6 miliardë lekë ose afro 436 milionë dollarë. Rritja e fortë i dedikohet shpenzimeve të larta të Qeverisë në gjysmën e parë të vitit që u financuan nga huamarrja agresive në treg.
Morinë, biznesi arrin marrëveshje me doganën
Përfaqësuesit e biznesit dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave të Kosovës kanë arritur marrëveshje për rikthimin e procedurës së thjeshtëzuar deri në një rivlerësim të situatës.
Në pikën e kalimit kufitar të Morinit në Kukës, në zonën neutrale mes Shqipërisë e Kosovës, më shumë se 150 kompani të Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë kanë protestuar prej dy ditësh për shkak të barrierave doganore që po zbatohen mes të dyja vendeve ndaj biznesit I
Topalli: Paralajmërimi i Ramës për krizën energjetike, si ai i Ylli Bufit për bukën
Konferencën dyditore të socialistëve me temë ”Shqipëria, gjenerata tjetër”, e ka komentuar dje edhe kryeparlamentarja në ikje, Jozefina Topalli, duke e cilësuar atë si një ngjarje që një herë i ngjante një komedie, dhe një herë një show. Duke komentuar në “Facebook”, Topalli do të shkruante se parodia e mbledhjes së qeverisë në Vlorë vijoi kësaj here në Tiranë.