Morinë, biznesi arrin marrëveshje me doganën

Postuar në 29 Gusht, 2013 11:08

Përfaqësuesit e biznesit dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave të Kosovës kanë arritur marrëveshje për rikthimin e procedurës së thjeshtëzuar deri në një rivlerësim të situatës.

Në pikën e kalimit kufitar të Morinit në Kukës, në zonën neutrale mes Shqipërisë e Kosovës, më shumë se 150 kompani të Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë kanë protestuar prej dy ditësh për shkak të barrierave doganore që po zbatohen mes të dyja vendeve ndaj biznesit I

Përfaqësuesit e biznesit kërkojnë krijimin e një organi të vetëm doganor, heqjen e tarifës prej 40 eurove për qëndrim në terminalin e ndërtuar nga pala kosovare, terminal që menaxhohet nga një kompani private,fatura unike nga të dyja palët si dhe dhënien fund të “Luftës” tregtare e cila po dëmton biznesin e të tre vendeve.

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.