Zbrazet arka e Ministrisë së Shëndetësisë, 3 milion dollarë tendera

Këshilli i Ministrave përmes një vendimi që mban datën 16 gusht 2013, ka lejuar Ministrinë e Shëndetësisë të zhvillojë procedurat e prokurimit, të cilat kapin vlerën e rreth 3 milionë dollarëve.
Vendimi, i cili është publikuar edhe në Fletoren Zyrtare, paraqet me detaje të gjithë tenderat që duhet të zhvillohen nga ministria në ikje, ndërkohë që ka hyrë në fuqi që në momentin e miratimit.
Vlera e tenderave kap shifrën e 276.268.529 lekëve të reja ose rreth 3 miliardë lekëve të vjetra.
Ndonëse kur erdhi në krye të MSH-së, ministri Halim Kosova akuzoi dhe kritikoi paraardhësit e tij se kishin zhvilluar 1 miliard lekë tendera brenda një nate, duket se shifra po sfidohet, duke u trefishuar.
Procedurat e prokurimit që duhet të zhvillohen janë planifikuar për investime në spitalet e Tiranës dhe në rrethe.
TEMA

Add new comment