Thaçi: PDK-ja fiton edhe pa Krasniqin

Postuar në 31 Gusht, 2013 09:34

PRISHTINE- Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaçi ka deklaruar se me vendimin e KQZ per logon e fletëvotimeve duhet të pajtohen edhe serbët e veriut. 

Sipas tij, ata duhet të integrohen në shoqërinë kosovare dhe duhet të jenë pjesë e zgjedhjeve në vendin ku edhe jetojnë, transmeton KTV.

Thaçi, i cili njëherësh është edhe kryetar i PDK-së, tha se nuk mërzitet shumë për zhvillimet e fundit në Malishevë dhe në Drenas, ngaqe beson se edhe pa Jakup Krasniqin do të fitojë PDK-ja. 

Thaçi i ka bërë këto komente gjatë përurimit të një rruge të fshatit Drobesh në Viti.    

Një ditë më parë, Jakup Krasniqi u ka dhënë përkrahje publike largimit të anëtareve të PDK’së, të cilët po themelojnë iniciativa qytetare nëpër disa qytete të Kosovës, përfshirë Malishevën, Drenasin e Ferizajn.

Në të njëjtën ditë, themeluesit e Iniciativës Qytetare për Drenasin, Shemsi Elezi, i cili ka thënë se Jakup Krasnqi qëndron pas tyre.

“Po, edhe ‘PO’ e madhe, Jakup Krasniqi qëndron pas nesh”, ka thënë Elezi, i cili ka qenë asambleist i PDK’së në Drenas.

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.