Irani letër Ramës: Të forcojmë marrëdhëniet

Postuar në 05 Shtator, 2013 03:13

Zv/Presidenti i parë i Iranit, Eshaq Jahangiri shprehu ditën e sotme vullnetin e vendit të tij për t’i dhënë një shtysë më bashkëpunuese marrëdhënieve me Shqipërinë.

Në letrën e urimit që Teherani i dërgoi Ramës për fitimin e zgjedhjeve të 23 qershorit, Jahangiri u ndal tek forcimi i bashkëpunimit midis dy vendeve, duke shtuar se Teherani është gati që të rritë bashkëpunimin me Tiranën në fusha të ndryshme.

Në letër shprehet interesi që dy vendet të shtrijnë bashkëpunimin në fushën politike, ekonomike dhe kulturore. Më 12 gusht, kur Presidenti iranian, Hassan Rouhani rikonfirmoi vullnetin e kabinetit të tij për të ndërmarrë politika konstruktive me fqinjët apo partnerët ndërkombëtarë.

 

 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.