Topalli dhe Bode pa zyrë në selinë e PD-së

Selia e re e PD-së që po bëhet gati për të pritur drejtuesit e saj të cilët do të lënë zyrat e shtetit për të bërë opozitë, duket se po nxjerr dhe përplasjet brenda kampit të djathtë. Sicc shkruan gazeta Shqiptarja.com nënkryetarja e partisë Jozefina Topalli dhe sekretari i përgjithshëm Ridvan Bode nuk kanë akoma një zyrë në selinë e re, ish-godina e SHQUP-it.
“Zyrat e drejtuesve të lartë të PD, nënkryetarëve dhe sekretarëve, por dhe zyrat e tjera janë në ristrukturim të plotë. Por dhe pas ristrukturimit, do jenë në dispozicion të sekretarëve dhe nënkryetarëve e zyrtarëve të tjerë vetëm atëherë kur të zgjidhen nga Kuvendi apo Këshilli Kombëtar. Praktikisht sot janë pa mandat nënkryetarja e PD, Jozefina Topalli, e cila ka tetë vite që është zgjedhur nënkryetare dhe nuk është rizgjedhur para katër vitesh, duke vijuar në këtë post pa mandat. Po kështu dhe Ridvan Bode dhe sekretarët e tjerë, përjashtuar nënkryetarin Astrit Patozi, i cili e ka dhënë vetë dorëheqjen nga postet”, thotë një burim i PD-së për Shqiptarja.com.
MAPO
Add new comment