Imami: Një grup ushtarakësh “spiunuan” tek Partia Socialiste më 21 janar

Postuar në 04 Shtator, 2013 03:29

Ministri i Mbrojtjes në detyrë, Arben Imami, në një intervistë për televizionin Channel One, ka akuzuar një grup ushtarakësh që kanë dhënë  informacione tek Partia Socialiste. Sipas tij informacionet për PS-në janë dhënë më datë 21 janar 2011, por Imami nuk ka sqaruar se çfarë informacionesh dhe cilët ushtarakë e kanë bërë këtë. Akuza vjen në vazhdën e mosmarrëveshjeve mes ministrit dhe kreut të Shtabit të Përgjithshëm gjeneral Xhemal Gjunkshi për Shtëpinë Qëndrore të Ushtrisë.  “Ka qenë një grup që kanë dizinformuar. Thelbi është tërësisht politik, është lidhur me qëndrimet e mia më 21 janar. 21 janari është një ngjarje shumë e rëndë, nga më të shëmtuarat e politikës së nxitjes së konfliktit. Ajo është më e rëndë se 14 shtatori, ku dy ditë më parë ishte vrarë një politikan i shquar. 14 shtatori ndodhi në kontekst të këtij zemërimi. Ndërkohë që  21 janari ishte krejtësisht jashtë kontekstit dhe kjo politikë është shumë e vjetër se është në një kontekst të ri. Si mundet që në 2011-n të ndodhin të tilla ngjarje? Ishte një sulm personal, pa fakte, pa bazë. Nuk flas me emra”, është shprehur Imami. Për sa i përket SHQUP-it, Imami i qëndron mendimit se ajo ndërtesë i është dhënë një partie politike legjitime dhe se vendimi nuk mund të kthehet mbrapsht.

 

 

MAPO

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.