Dëshmia e trashëgimisë, jo në gjykatë, por te noteri

Postuar në 01 Shtator, 2013 05:01

Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi njofton se sot hyn në fuqi paketa civile, e cila i vjen në ndihme mijëra qytetareve. “Thyejmë tabutë dhe sjellim një tradite të re në fushën civile. Më shume se 30.000 qytetarë në vit nuk do të shkojnë më në gjykatë për të kërkuar dëshminë e trashëgimisë, nuk do të harxhojnë me mijëra lekë për shpenzime gjyqësore dhe afërsisht një muaj kohe, por do të përfitojnë këtë shërbim në pak minuta, nga noteri. Nga nesër qytetaret që kanë fituar një proces gjyqësor nuk do të detyrohen të shkojnë sërish në gjykatë për të filluar një tjetër proces, atë të lëshimit të urdhrit të ekzekutimit”- shkruan Halimi në një postim në profilin e tij në FB. 

 

Sipas tij, gjykime për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit nuk do të këtë më.

 

Qytetaret do te informohen edhe nëpërmjet sms-ve apo e-mail-it për ditën e gjyqit, për çfarë ka ndodhur në seancë dhe do të kenë mundësi monitorimi 24 orë në 24.

 

Halimi sqaron se reforma civile që hyn sot në fuqi, ndihmon në rritjen e eficensës së sistemit gjyqësor duke eliminuar muajt e pritjes për daljen e datës së gjyqit apo zvarritjen me vite në Gjykatën e Apelit dhe Gjykatën e Lartë.

 

Gjyqtarët do të kenë më pak procese; ndaj trupat gjykues më fleksibël si dhe kalendari elektronik për proceset civile do të shkurtojnë kohën e gjykimit për këdo që i drejtohet gjykatës.

 

“Hyrja e kësaj pakete në fuqi është siguri e shtuar edhe për sistemin bankar, i cili do të ketë mundësi të ekzekutojë më shpejt kreditë e këqija; do të mund të kontrolloje online se çfarë bën përmbaruesi me çështjen e tyre si dhe te sigurojë kolateralin”- shkruan ai.

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.