Të rinjtë rom protestë para Bashkisë: Premtimet e Bashës, si flluska sapuni

Disa dhjetëra të rinj të komunitetit rom, egjiptian etj, protestuan sot
para Bashkisë së Tiranës për kushtet skandaloze në të cilën ndodhen 180
qytetare dhe midis tyre 85 fëmijë që prej datës 7 gusht.
Këto familje rome u dëbuan forcërisht nga një kompani ndërtimi, ndërkohë
që gjatë protestës të rinjtë romë u shprehën se Bashkia nuk ka bërë asgjë
për të siguruar strehimin e tyre.
Kjo është protesta e dytë rradhazi që të rinjtë romë bëjnë para Bashkisë.
Ata i thanë kryetarit të Bashkisë, në prani të forcave të shumta të
Policisë së Shtetit dhe Policisë Bashkiake, që të mos merret me akuza, për
përdorime, sipas tij politike, të protestës, por të merret me zgjidhjen e
problemit.
Në formë simbolike, të rinjtë përdorën një legen të premtimeve me të cilat
bënë flluska sapuni, për t’i konsideruar vërtet fluska
sapuni premtimet e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, premtime të bazuara
te parimi “Qytetarët janë të parët”.
TEMA
Add new comment