Vendimi, pagat e reja të mjekëve, infermierëve dhe sanitarëve

Postuar në 30 Gusht, 2013 04:20

Miratohet tabela me pagat e reja për mjekët dhe infermierët. Fondi i Sigurimeve Shëndetësore miratoi vendimin për rritjen e pagave për punonjësit e bluzave të bardha, e cila është mes intervalit 2 deri në 5. 25 %. Pra, mesatarja e rritjes së pagave është me 3.1% për mjekët e familjes dhe infermierët e qendrave shëndetësore në të gjithë vendin. Sipas përllogaritjes rritja më e lartë është parashikuar për mjekët, të cilët mbulojnë zonat qendrore paga e të cilëve, nga 55.335 lekë, bëhet 57.335 lekë. Për mjekët, të cilët mbulojnë zonat kodrinore, paga rritet nga 65.335 lekë, në 67.335 lekë. Ndërsa, mjekët e zonave malore, paga e të cilëve ishte 83.335 lekë, tashmë do të përfitojnë 84.335 lekë. Nga kjo rritje përfitojnë rreth 1600 mjekë familjeje me një efekt financiar deri në fund të këtij viti prej rreth 17.8 milionë lekë. Fondi i Sigurimeve Shëndetësore bën të ditur se edhe pagat e mjekëve specialistë në qendrat shëndetësore ndryshojnë vetëm në elementin e pagës për pozicion, në vlerë absolute 1.300-1.500 lekë në muaj. Nga kjo rritje përfitojnë rreth 327 mjekë specialistë, me një efekt financiar deri në fund të vitit 2013, prej rreth 2.9 milionë lekë. Paga e personelit infermieristik në total pëson një rritje, që varion nga 2.33-4.23%. Nga kjo rritje përfitojnë rreth 6700 infermiere, me një efekt financiar deri në fund të viti 2013 në paga e sigurime rreth 54.7 milionë lekë. Gjithashtu, rritje të pagës nga 2% deri në 5,25% do të përfitojnë edhe personeli tjetër jo shëndetësor. Kështu, me këtë vendim të fundit, në total për shërbimin parësor, përfitojnë rreth 9.300 punonjës, me një fond prej 80.9 milionë lekë, ndërsa efektet e rritjes së pagave nisin që nga data 15 Korrik 2013. Vlen të theksohet se, rritja e pagave është dyfishuar për mjekët dhe infermieret vetëm gjate viteve të fundit, duke arritur deri në 84 mijë lekë.

Rritja e pagës

Sipas kategorizimit të përcaktuar nga ISKSH, rritja më e lartë është parashikuar për mjekët, të cilët mbulojnë zonat qendrore paga e të cilëve, nga 52.835 lekë, bëhet 55.335 lekë. Ndërsa për mjekët që mbulojnë zonat kodrinore paga rritet nga 63.335 lekë në 65.335 lekë; mjekët e zonave malore, paga e të cilëve ishte 81.835, bëhet 83.335 lekë të reja. Një mjek në zonën qendrore që mbulon 2000 banorë, me vjetërsi pune 25 vjet dhe që kryen mbi 12 vizita në ditë, do të paguhet me një pagë mujore bruto rreth 55 mijë lekë, ndërsa një mjek në zonat e thella malore që kryen 6 vizita në ditë do të paguhet me pagë mujore rreth 83 mijë lekë. Edhe pagat e mjekëve specialistë në qendrat shëndetësore do të kenë një rritje me rreth 4%. Paga mujore bruto e mjekëve specialistë me vjetërsi pune mbi 25 vjet varion nga 53.300 lekë në 56.500 lekë. Nga kjo rritje përfitojnë rreth 300 mjekë specialistë dhe ka një efekt financiar deri në fund të vitit 2012, prej rreth 3.5 milionë lekë.

Infermierët

Paga e personelit të infermierëve në total ka një rritje rreth 2.2 %. Nga 15 korriku pagat e infermierëve me arsim të mesëm profesional, arrijnë deri në 35.500 lekë, ndërsa pagat e infermierëve me arsim të lartë, sipas këtij vendimi, rriten me 4%, domethënë nga 38.000 lekë shkojnë në 40.000 lekë. Nga kjo rritje përfitojnë mbi 6600 infermierë, me një efekt financiar deri në fund të vitit 2012, rreth 29.7 milionë lekë.

Sanitarë dhe shoferë

ISKSH bën të ditur se edhe paga e personelit infermieristik në total pëson një rritje që varion nga 2.33-4.23 %. Nga 15 Korriku pagat mujore bruto të infermiereve me arsim të mesëm, me vjetërsi pune 25 vjet, arrijnë deri në 37.000 lekë, e infermierëve me arsim të lartë me këtë vjetërsi arrijnë deri në 41.500 lekë. Nga kjo rritje përfitojnë rreth 6700 infermierë, me një efekt financiar deri në fund të vitit 2013 në paga e sigurime rreth 54.7 milionë lekë. Shetsa ka edhe në agat e personelit tjetër jo shëndetësor (sanitarë, shoferë dhe ekonomistë). Për personelin ekonomist dhe personelin tjetër, gjithsej rreth 672 punonjës, është parashikuar një rritje mesatare e pagave nga 2% në 5.25%, me një efekt financiar deri në fund të vitit 2013, rreth 5.5 milionë lekë. Në total për shërbimin parësor, përfitojnë rreth 9.300 punonjës, me një fond prej 80.9 milionë lekë. Efektet financiare mbulohen nga buxheti i miratuar nga ISKSH për shërbimin e kujdesit shëndetësor parësor qysh në fillim të vitit 2013 dhe kjo rritje nis që nga data 15 korrik 2013.

Tabela me pagat e mjekëve

ishte 55.335 lekë

bëhet  57.335 lekë.

Mjekët në zonat kodrinore

ishte 65.335 lekë

bëhet  67.335 lekë

Mjekët në zonat malore

ishte 83.335 lekë

bëhet  84.335 lekë

Mjek specialist me vjetërsi pune mbi 25 vjet

ishte  54.800 lekë 

bëhet 58.000 lekë

Infermiereve me arsim të mesëm, me vjetërsi pune 25 vjet pagat arrijnë në 37.000 lekë dhe infermierëve me arsim të lartë arrijnë deri në 41.500 lekë.

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.