PROTESTOHET KUNDËR BARRIKADAVE DOGANORE ME SHQIPËRINË

Postuar në 28 Gusht, 2013 03:09

Përfaqësuesit e bizneseve nga Kosova e Shqipëria po vazhdojnë protestën kundër masave dhe barrierave që Doganat e Kosovës po vendosin ndaj bizneseve të dy shteteve. Ata thonë se me këto masa po favorizohen prodhimet serbe.

“Po ju informojë që protesta do të vazhdojë dhe me erdhi informata që numri i makinave është rritur dhe po vazhdon të rritet. Thuhet se mbi 250 makina gjenden të bllokuara në këtë pikë kufitare”, thuhet në një njoftim të Këshillit Organizativë të Protestës.

Ndërkohë, dje protesta u zhvillu në mes të pikës kufitare që lidhë dy vendet tona, në Vermicë, ku u tha se Doganat e Kosovës po i detyrojnë kamionët dhe automjetet e bizneseve të dy vendeve të futen në terminale private për të paguar taksa enorme të larta dhe të jashtëligjshme.

Hyzer Gashi, përfaqësues i 150 bizneseve të Kosovës, ka thënë se në këtë protestë ka dalë për ta ngritur zërin që Doganat e Kosovës t’i heqin barrierat artificiale që i kanë ngritur dhe njëkohësisht ta heqin taksën prej 40 eurove.

Protestuesit kanë vënë edhe pankarta nëpër kamionët e tyre ku kanë shkruar, “Duhet ta mbajmë në fuqi metodën e thjeshtëzuar se ajo është treguar praktike dhe ka lehtësuar qarkullimin”, “Për shkak të barrierave qarkullimi në mes Kosovës dhe Shqipërisë vetëm në muajin gusht ka rënë eksporti”, “Stop terminaleve private që kanë për qëllim plaçkitje të bizneseve për mbushjen e xhepave të njerëzve privat (Qeveritarëve)”, e të tjera.

 

EXPRESS

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.