Berisha komenton konferencën e PS: Preokupimi i piktorit, shtrirja e 20%-shit në gjithë vendin

Kryeministri në detyrë, Sali Berisha, ka komentuar konferencën e organizuar nga qeveria e ardhshme mbi territorin. Ai ka akuzuar arkitektët e huaj si njerëz pranë PS të kapur nga interesa të ngushta dhe ka akuzuar qeverinë e re dhe kryeministrin e saj për mosmbajtje të premtimeve, edhe pse qeveria ende nuk është mandatuar dhe nuk ka filluar nga puna. Përmes një mesazhi në faqen e tij zyrtare në Facebook, Berisha thekson se preokupimi i vetëm i Ramës është shtrirja e 20%-it në tërë vendin dhe mbrojtja e trashëgimisë hoxhiste.
“Jo mbajtja e premtimeve por shtrirja e 20% ne mbare vendin dhe zhvillimi i trashegimise hoxhiste jane preokupimet me madhore te Piktorit!
Piktori deshtak mbylli sot konferencen ku perveç arkitekteve te miliardereve te PS, moren pjese arkitektet e studios se 35 katsheve te liqeni per te cilat Rama kishte kerkuar nga kompania ndertuese 20%, arktitektet e shnderrimit te sheshit Skenderbej ne piramide. Nga punimet e saj del se konferenca pati si qellime:
1- Liçencen e Piktorit per shtrirjen e 20 % ne tere territorin e vendit duke u marre, ne kundershtim me Kushtetuten, kompetencat qeverive vendore dhe planet zhvillimore per tere territorin.
2- Mbrojtja e trashegimise se Enver Hoxhes, babait te tij shpirteror, Hitlerit te shqiptareve, ishte qellimi tjeter madhor i takimit.
Konferenca mbeshteti idene e Piktorit qe Piramida nga jashte te shnderrohet ne piste rreshqitjeje per femijet, gjithnje nen tingujt e kenges “xhaxhi Enver e ke gojen me sheqer”. Kurse nga brenda ajo dhe vila e Enverit do sherbejne si tempull, faltore per piktorin dhe sojin e tij te neobllokmeneve e drejtues te PS. Vila e diktatorit do kete kujdestar te posaçem Koço Kokedhimen! sb”, shkruan Berisha.
Berisha takon drejtoreshën e BB, ankohet për kryeministrin e ri: Rama do të zhbëjë arritjet tona
Kryeministri Berisha priti sot një grup të Bankës Botërore, të kryesuar nga znj. Ellen Goldstein, Drejtore për Shqipërinë dhe Koordinatore Rajonale për Europën Juglindore dhe Azinë Qendrore.
Znj. Goldshtein i tha Kryeministrit që erdhi në këtë takim për të përcjellë vlerësimet më të larta dhe falenderimet më të përzemërta të drejtuesve të BB dhe të gjithë ekipeve që kanë punuar me qeveritë Berisha për 8 vitet e qeverisjes së fundit e më parë. Ka qenë një bashkëpunim i ngushtë dhe shumë i fryshëm, një partneritet konsekuent dhe i fuqishëm, në reformat e mëdha të ndërmarra dhe që ne shpresojmë, u shpreh ajo, që BB të ketë kontributin e saj nga bashkëpunimi, në arritjet tuaja, thuhet në një deklarate të Kryeministrisë.
“Ju keni luftuar dhe keni bërë që Shqipëria nën drejtimin tuaj të cilësohet si kryereformatore e ekonomisë. Falë lidershipit tuaj, nuk është aspak tepër të thuhet që Shqipëria ia doli mbanë të lundrojë mbi krizën globale, të mbajë një ekonomi të qëndrueshme e me rritje”, – tha znj. Goldstein.
Kryeministri Berisha e falenderoi znj. Goldstein për bashkëpunimin e gjatë e të mrekullueshëm të Bankës Botërore me qeverinë e tij, si partnere e rëndësishme në arritjet e vendit në këto 8 vjet. Institucioni që ju përfaqësoni dhe zyra e tij në Tiranë , u shpreh Kryeministri, ka qenë gjithmonë një partner eficent e frutdhënës, që i ka dhënë vendit një ndihmë të paçmuar.
Berisha u shpreh se socialistët kanë përcjellë mesazhe konfuze në lidhje me biznesin. Deklarata e tyre për të ashtuquajturën vendosje të kriterit të meritës në rekrutim është thjesht një maskim i përpjekjes për të çmontuar administratën shtetërore ekzistuese. Ata po përpiqen me të gjitha format për të larguar nga puna me mijëra e mijëra punonjës e për t’i zëvendësuar ata me militantët që duan të shpërblejnë. Qeveria e re po përpiqet të zhbëjë të gjitha praktikat dhe arritjet e deritanishme. Kështu, deklaratat e tyre për masterplane të reja në bregdet e gjetkë kanë synim mbrojtjen e bizneseve të tyre.
Siri, Berisha përshëndet qëndrimin e SHBA dhe aleatëve: Shqipëria e gatshme për ndihmë
Kryeministri në largim Sali Berisha ka përshëndetur sot qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve ndaj sulmeve me armë kimike në Siri. Duke i cilësuar krime ndaj njerëzimit, Berisha shprehet se në këto sulme ka pasur ‘përdorim gazi nervin’ ndërsa akuzon për këtë presidentin sirian Al-Assad të cilin e ka cilësuar diktatorin e Sirisë.
“Qeveria shqiptare ka ndjekur me shqetësim të madh masakrën e popullsisë civile në këtë vend, në të cilin kanë vdekur mbi 100 mijë qytetarë sirianë, ndër të cilët edhe mijëra e mijëra qytetarë me origjinë shqiptare rezidentë të hershëm në lagjet kryesore të Damaskut dhe Alepos.
Qeveria shqiptare ka qenë dhe mbetet e gatshme të mbështesë politikisht, por dhe me të gjitha mundësitë e tjera modeste, si vend anëtar i NATO-s, SHBA-të dhe Aleancën e Atlantikut të Veriut, në çdo veprim që duhet të ndërmerret për t’i dhënë fund masakrimit të popullsisë siriane dhe mbështetur opozitën siriane në ndërtimin e një Sirie të lirë dhe demokratike”, thuhet në deklaratën e Berishës.
SHQIP
Add new comment