Këshilltari i Imamit: PS, presione dhe shantazhe ndaj nesh dhe Nishanit për SHQUP-in

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, Ervin Kulluri, në një intervistë për News 24, ka komentuar çështjen aq shumë të përfolur të kalimit të SHQUP në seli të Partisë Demokratike.
Kulluri është shprehur se e gjithë procedura e ndjekur për këtë kalim është ligjore, ndërsa i quajti të tepërta deklaratat e PS, në lidhje me këtë çështje.
“Ushtria duhet të shpëtojë nga trashëgimia e regjimit . Çështja e SHQUP-it u trajtua shumë rëndë , kanë qënë të tepërta akuzat e bëra nga PS. Shantazhe i janë bërë si Ministrisë së Mbrojtjes, punonjësve të saj, si dhe presidentit të Shqipërisë. Këto do t’i quaj sulme të papranueshme”, tha Kulluri.
Duke shpjeguar procedurën e ndjekur, Kullur tha se, “ne përcollëm kërkesën e Ministrisë së Brendshme tek presidenti. Ministri i Mbrojtjes do e sqarojë në një intervistë të gjithë praktikën e ndjekur, por dua të them paraprakisht se ajo ka qënë e gjitha ligjore. Kemi transferim, dhënie me huamarrje, e cila ka mbyllur këtë proces administrativ”, tha ai.
Kulluri shtoi më tej se “SHQUP e kishte humbur vlerën si godinë”.
Sipas Kullurit, privatizimi i pronave të ushtrisë ka qënë dhe do jetë një proces rutinë i Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa sqaroi se procesi kalon edhe nëpërmjet Ministrisë së Ekonomisë e në fund tek ajo e Financave.
“Nuk po grabitet asnjë pronë, janë aty dhe të verifikueshme. Nuk po ndodh asgjë me pronat, thjesht është pjesë e ristrukturimit të ushtrisë. Nuk i shesim ne pronat e ushtrisë, por procesi kalon nga Ministria e Ekonomisë dhe Ministria e Financave”, shtoi ai.
Sulmet e opozitës së kaluar për shitjen e pronave të ushtrisë, Kulluri i komentoi si një situatë surreale. “Sulmet e opozitës ndaj Ministrisë së Mbrojtjes krijojnë një situatë surreale. Ti i thua zotit Balla që është kështu situata, nuk i shesim ne pronat e ushtrisë, ai del sërish nesër e thotë Ministria e Mbrojtjes po shet pronat”.
Në lidhje me shkarkimet e gjeneralëve, Kullori komentoi se ky është një proces normal. Ndërsa për shkarkimin e Aleksandër Lleshit ai komentoi: “Nuk është në targetin tim, por di që ka ligj për karrierat dhe gradat. Gjeneralët janë graduar dhe kanë dalë në lirim, sot sistemi i karrierës është i qartë. Por, ka pasur edhe persona që kishin ambicie për të kaluar përtej karrierës, dikush ka hedhur një gur në lumë e zoti Rama me PS i kanë shkuar nga pas”, tha Kulluri më tej.
TEMA
Add new comment