Arvizu takon Kodhelin, pronat e ushtrisë: Çdo gjë që shqetëson shqiptarët, shqetëson edhe SHBA

Postuar në 26 Gusht, 2013 11:45

Ambasadori i SHBA, Aleksander Arvizu ishte pasditen e sotme në selinë e PS, ku zhvilloi një takim me ministren e re të Mbrojtjes, Mimi Kodheli.

Në përfundim të takimit që të zgjati përreth një orë e gjysmë, Kodheli u shpreh entuziaste për ndihmën që SHBA ka ofruar t’i japë qeverisë së re e cila mandatohet në shtator.

“Ishte një takim shumë i mirë, frytdhënës. E sigurova që Shqipëria si anëtare e NATO-s do vijojë në rrugën e të qenit një mbështesë e këtij organizmi për më shumë paqe për vendin tonë dhe vendet anëtare. Ambasadori shprehu kënaqësinë e një fillimi të mbarë pune me qeverinë e re dhe të mbështetjes që ata kanë dhënë dhe do vazhdojnë të japin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes”, u shpreh Kodheli.

Ndërkohë, ambasadori Arvizu konfirmoi gjithashtu mbështetjen e SHBA për Shqipërinë dhe qeverinë e re në fushën e mbrojtjes, ndërsa i pyetur lidhur me  pronat e Ushtrisë Shqiptare, që po shiten, Arvizu është përgjigjur se “çdo gjë që shqetëson shqiptarët, më shqetëson dhe mua dhe SHBA-të”.

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.