Arkiv-Lajme të përditësuara

SI DHE KUR DO TË LARGOHET EULEX-I NGA KOSOVA?

Postuar në 22 Gusht, 2013 03:48

Qeveria e Kosovës në fillim të shtatorit do të dërgojë në Kuvend “strategjinë e tranzicionit”, që parasheh përfundimin e mandatit të misionit EULEX. Ky mision nuk dëshiron që të lë pas institucione të dobëta.

Dy aksidente në Tiranë, 5 të plagosur

Postuar në 22 Gusht, 2013 03:47

Pesë persona mes të cilëve 2 fëmijë kanë mbetur të plagosur mbrëmjes e së mërkurës në Tiranë si rezultat i dy aksidenteve të ndodhura brenda pak minutash në kryeqytet. 

Aksidenti i parë u shënua në rrugën e vjetër Vorë-Rinas, ku dy automjete u përplasen me njëra-tjetrën. Për pasojë dy fëmijë mbetën të plagosur rëndë dhe u nisën menjëherë në spital. Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti, por mësohet së dy fëmijët të mbetur të plagosur ndodheshin në një prej mjeteve të përplasura.

Dy persona të armatosur dhe me maska tentojnë të grabisin një furgon

Postuar në 21 Gusht, 2013 15:30

Dy persona kanë tentuar të grabisin një furgon pasagjerësh në aksin rrugor Vlorë- Vranisht. Në një prononcim për televizionin News 24, shoferi i furgonit me targë AA 121 DF, Vasil Pazaj tha se kanë qenë dy persona të armatosur dhe maskuar. 

Fillimisht ata i kanë drejtuar armën shoferit, por ai nuk ka ndaluar, duke bërë që dy grabitësit më pas të qëllonin disa herë në ajër.  Sipas drejtuesit të furgonit, dy grabitësit ishin të rinj me një gjatësi mesatare.

Vjehrri i Bujar Nishanit, trashëgimtar i ligjshëm i një pjese të pronës tek PD

Postuar në 21 Gusht, 2013 15:28

Babai i “Zonjës së Parë” Odeta Nishani, është një nga pronarët trashëgimtarë të një pasurie që përfshin “Bar Restorant Sarajet” dhe 1500 metra truall deri në rrugën para oborrit të Partisë Demokratike. Trashëgimtarët e ligjshëm të kësaj prone janë familjet Kazazi dhe Kosova, të cilat kanë degëzuar trashëgimtarët e tyre.

Ali Kosova, babai i Odeta Nishanit, është pjesëtar i kësaj trashëgime.

Berisha: Fshesa e Ramës në administratë rrezikon ta lërë vendin pa fondet e BE

Postuar në 21 Gusht, 2013 15:27

Kryeministri në detyrë, Sali Berisha zhvilloi sot mbledhjen e qeverisë, të cilin e nisi me një paralajmërim për rrezikun që Shqipëria të mos mundet të përfitojë fondet e BE, edhe nëse arrin ta marrë statusin, për shkak të reformës së paralajmëruar nga kryeministri i ardhshëm, Edi Rama në administratë. Kjo, pasi sipas Berishës, me fshesën e premtuar nga Rama në administratë, do tç largohen njerëz të kualifikuar që janë marrë për vite me radhë me këtë projekt dhe do të ulen në karrige njerëz që nuk kanë dëgjuar kurrë për të.

Basha: Mbledhja e Ramës, takim privat për ndarjen e tortës së pushtetit

Postuar në 21 Gusht, 2013 15:26

Kreu i ri i PD-së, Lulzim Basha, ka reaguar në lidhje me mbledhjen e kabinetit të ri qeverisës në Vlorë. Sipas tij, kjo mbledhje është një takim privat i Ramës, për ndarjen e tortës së pushtetit. Basha thotë se Rama po u fsheh shqiptarëve planet e errëta të qeverisë së tij.

Edi Rama bëri sot një takim privat, me qeverinë e tij private, në një ndërtesë private, dhe gjithçka që u bisedua atje mbeti private. Kryeministri i ardhshëm ka mbyllur dyert për mediat, edhe pse kur ka lajmeruar këtë mbledhje qeverie në rrjetin social ka folur për përgjegjshmëri e transparencë.

Bllokohen të dhënat financiare

Postuar në 21 Gusht, 2013 15:25

Në kulmin e krizës së buxhetit Ministria e Financave ka bllokuar publikimin e të dhënave financiare të Qeverisë. 

Një ditë më parë ka qenë afati i fundit kur ministria duhet të kishte bërë publike të dhënat e buxhetit për 7 mujorin, që përfshijnë ecurinë e të ardhurave, shpenzimeve dhe sa është rritur borxhi i Qeverisë. 

Por shifrat nuk janë publikuar nën pretendimin se ka probleme me sistemin elektronik të thesarit dhe zyrtarisht nuk ka asnjë afat se kur ato do të jenë të disponueshme. 

Digjet kisha ortodokse shqiptare ne Boston

Postuar në 21 Gusht, 2013 11:17

Zjarrfikësit po luftojnë me flakët e forta në një kishë ortodokse shqiptare në Broadway në jug të Bostonit.

Zjarri është raportuar që në orët e para të ditës në Kishën e Shën Gjon Pagëzorit, një kishë ortodokse shqiptare, në 410 Broadway. Më pas janë dhënë edhe 4 alarme të tjera të njëpasnjëshme.

Sipas shefit të zjarrfikësve, i cili ka folur për mediat nga vendi i ngjarjes, dyshohet se zjarri ka nisur nga altari, dhe burim i tij mund të kenë qenë qirinjtë. Një çift ka pësuar lëndime të lehta, ndërsa nuk ka raportime të tjera për të plagosur.

'Qeveria e re', Rama premton reforma rrënjësore

Postuar në 21 Gusht, 2013 11:15

Emrat e propozuar si anëtar të Këshillit të ardhshëm të Ministrave janë mbledhur sot në mesditë në qytetin e Vlorës nën kryesimin e Edi Ramës. Ministrat e ardhshëm të mazhorancës së majtë do të mbajnë një takim dyditor në qytetin bregdetar në vendin e quajtur “Uji i Ftohtë”.

“Vlorë. Takim dy ditor i qeverisë së re. Reforma rrënjësore, shpirt skuadre, qytetari europiane në komunikim. Kurajo integritet transparencë”, shkruan Rama në “Facebook”.

Një prokuror i telefonon Mero Bazes…

Postuar në 21 Gusht, 2013 11:14

Të hënën Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ftoi institucionin e prokurorisë që të hetonte deklaratat e bëra kundër tij dhe bashkëshortes së tij, deklarata të cilat lidhnin Zonjën e Parë me interesa pronësie në ndërtesën ekzistuese të Partisë Demokratike. Fjala e Nishanit, nuk ka shkuar në vesh të shurdhër, doemos, vartësit të tij ju drejtua.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara