Dy persona të armatosur dhe me maska tentojnë të grabisin një furgon

Dy persona kanë tentuar të grabisin një furgon pasagjerësh në aksin rrugor Vlorë- Vranisht. Në një prononcim për televizionin News 24, shoferi i furgonit me targë AA 121 DF, Vasil Pazaj tha se kanë qenë dy persona të armatosur dhe maskuar.
Fillimisht ata i kanë drejtuar armën shoferit, por ai nuk ka ndaluar, duke bërë që dy grabitësit më pas të qëllonin disa herë në ajër. Sipas drejtuesit të furgonit, dy grabitësit ishin të rinj me një gjatësi mesatare.
Pazaj theksoi se ka 10 vjet që punon në linjën Vlorë- Vranisht dhe anasjelltas, por kjo ishte hera e parë që i ndodhte një ngjarje e tillë.
Asnjë nga pasagjerët nuk ka pësuar dëmtime, pasi asnjë nga plumbat nuk ka prekur furgonin.
PANORAMA
Add new comment