'Qeveria e re', Rama premton reforma rrënjësore

Postuar në 21 Gusht, 2013 11:15

Emrat e propozuar si anëtar të Këshillit të ardhshëm të Ministrave janë mbledhur sot në mesditë në qytetin e Vlorës nën kryesimin e Edi Ramës. Ministrat e ardhshëm të mazhorancës së majtë do të mbajnë një takim dyditor në qytetin bregdetar në vendin e quajtur “Uji i Ftohtë”.

“Vlorë. Takim dy ditor i qeverisë së re. Reforma rrënjësore, shpirt skuadre, qytetari europiane në komunikim. Kurajo integritet transparencë”, shkruan Rama në “Facebook”.

Takimi ka nisur pak orë pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë aktuale në Tiranë, ku Berisha nuk ka lënë t’i shpëtojë rasti pa thumbuar ‘qeverinë e re’. 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.