Tërhiqet Greqia: Urdhri për ndalimet, nga persona të paautorizuar, asnjë shqiptar nuk do ketë probleme

Postuar në 21 Gusht, 2013 11:12

Qeveria greke është distancuar nga situata kaotike e shënuar gjithë paraditen e sotme në pikat e kalimit kufitar të Kakavijës dhe Kapshticës, duke deklaruar se nuk ka lëshuar asnjë urdhër për moslejimim e kalimit të shqiptarëve vetëm me pasaporta. Sipas burimeve nga qeveria greke urdhri për ndalimet në kufi është dhënë nga persona të paautorizuar.

Ndërhyrja e trupit diplomatik grek në Tiranë ka bërë që në pikën kufitare të Kakavijës të nisë kalimi normal i shtetasve shqiptarë për në anën tjetër të kufirit, vetëm me anë të pasaportës biometrike siç ka ndodhur deri më tani. Ndërkohë, situata vijon të jetë kaotike në pikën kufitare të Kapshticës ku radha e makinave që presin të kalojnë kufirin ka shkuar në disa kilometra.

Mediat italiane: Luftë diplomatike Shqipëri-Greqi, mbyllen kufijtë

Përplasjet e fundit mes Shqipërisë dhe Greqisë, pas çështjes së kishës së Përmetit, çka solli ditën e sotme bllokimin e kalimit reciprok të shtesave mes dy vendeve, ka gjetur pasqyrim edhe në mediat e vendit fqinj Itali.

Mediat e këtij vendi shkruajnë se Shqipëria dhe Greqia janë në një “luftë diplomatike”, dhe se kanë mbyllur kufirin mes tyre.

“Tensionet e forta të ditëve të fundit mes Greqisë dhe Shqipërisë kanë sjellë mbylljen e kufirit mes dy vendeve, që në mënyrë reciproke kanë refuzuar hyrjen e qytetarëve të njëri-tjetrit. Shkak i “luftës diplomatike” është një çështje mes Kishës Ortodokse shqiptare, e lidhur ngushtë me Athinën dhe Bashkisë së qytetit të vogël të Përmetit, në jug të Shqipërisë, për pronësinë mbi një godinë publike”, shkruan TG Com 24.

Ndalimi i emigrantëve në kufi, pala shqiptare vendos reciprocitetin: Ndalohet hyrja e grekëve

Çështja e kishës së Përmetit duket se po e fut në një rrugë të rrezikshme marrëdhënien mes Shqipërisë dhe Greqisë. Kështu, pas vendimit të palës greke për të mos lejuar kalimin e shqiptarëve ne dy pikat e kalimit, Kakavijë dhe Kapshticë, pala shqiptare ka vendosur t’ia kthejë me të njëjtën monedhë asaj greke.

Policia kufitare ka vendosur marrëdhënien e reciprocitetit me Greqinë. Ka qenë vetë drejtori i Policisë Kufitare, Admir Abrija i cili e ka bërë të ditur këtë vendim dhe ka urdhëruar të zbatohen procedura reciproke. Ai ka kerkuar qe te mos lejohet te kaloje anje shtetetas grek neqoftese nuk e justifikon kalimin. Për këtë, sipas drejtorit shqiptar te kufirit, është vënë në dijeni edhe pala greke, dhe në bazë të këtij vendimi janë kthyer pas disa shtesa grek të cilët nuk janë lejuar të kalojnë në doganën shqiptare.

Hakmarrja greke për ‘Përmetin’, bllokojnë kalimin e shqiptarëve në kufi

Situatë kaotike raportohet nga pikat kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës ku shtetas shqiptarë po hasin pengesa nga punonjësit e doganës greke për të kaluar në tokën helene.

Sipas informacioneve të fundit policia greke nuk ka lejuar shtetasit me pasaportë shqiptare dhe mjetet me targa shqiptare të kalojnë kufirin, madje një punonjës i policisë greke në Kakavijë ka shkelur në zonën neutrale për të kthyer mbrapsht udhëtarët.

Kryesisht janë kthyer persona të cilët disponojnë vetëm pasaportën shqiptare dhe nuk kanë një leje qëndrimi të paktën pesëvjeçare për në shtetin helen.

Që në orët e para të mëngjesit jane kthyer mbrapsht vetem ne piken kufitare te Kakavijës 200 shqiptarë. Drejtuesit e policisë lokale kanë marrë kontakt me përgjegjësit e pikës së kalimit kufitar nga pala greke të cilët kanë deklaruar se kanë urdhër për kthimin e shtetasve shqiptarë që nuk kanë banim në Greqi.

Ndërsa në Kapshticë raportohet se doganierët grekë u kanë kërkuar 1500 euro garanci shtetasve shqiptarë, madje u kanë përmendur edhe situatën e krijuar në Përmet.

Për situatën e krijuar drejtori i Kufirit A. Abrija ka kërkuar një takim urgjent me homologun e Athinës.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.